Politike

Më i mirë Berisha apo Rama? Meta: Krahasohet ulliri me domaten?

3 Shkurt 2022, 23:37 Nga DOSJA
Më i mirë Berisha apo Rama? Meta: Krahasohet ulliri me domaten?

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se drama në Shqipëri ka nisur me ndryshimet e Kushtetueses, pasi sipas tij për fat të keq PS-PD sollën në vend një demokracisë fasadë dhe se i gjithë populli ka dalë jashtë lojë. Meta ka folur edhe për deklaratën e tij ku disa ditë më parë tha se bashkëpunimi në Berishën është më i miri, ndërsa për kryeministrin Edi Rama nuk e merr malli, duke u shprehur me nota humori se ulliri nuk mund të krahasohet me domaten që sipas tij kjo e fundit është vetëm sezonale.

Pjesë nga intervista:

A është ngjizur një koalicion që në 2017 me Berishën?

Meta: Se kur dhe si jam takuar këtë nuk di. Unë di që koalicionet i bëj të hapura, betejat i bëj të hapura, këto janë përralla për të spostuar vëmendja nga kapja e pushteteve dhe përçarja e opozitës. Ç’kapja e opozitës do të ndodhë me ritme të shpejta dhe kjo do të sjellë edhe ç’kapjen e shtetit.

Çfarë force do të keni jashtë parlamentit?

Meta: Gara ime më e vonë do të jetë brenda 1 viti. Mund të ketë edhe të shpejta. Nuk e di… Unë kam bërë ndonjë amnisti sepse kam qenë i detyruar dhe kam menduar se do të kishin rast të piqeshin dhe kjo është keqkuptuar gjendja e shtetit të së drejtës, ekonomisë ed shihni se si kanë kapërcyer.

I qëndroni idesë se bashkëpunimi me doktorin mbetet më i mirë?

Meta: Krahasohet ulliri me domaten? Të dyja i takojnë bujqësisë, por domatja është sezonale. Kjo është tjetër gjë, por unë e kam me dy marsin dhe ju i mbani mend ato figura. Politikanët e përgjegjshme duhet ta kuptojnë se vendi duhet t’i kthehet vendit, nuk mund të trajtohet si plaçkë…Drama e Shqipërisë fillon tek ndryshimet Kushtetueses për fat të keq PS-PD që na sollën në një demokracisë fasadë dhe i gjithë populli ka dalë jashtë lojë.

Përse ju vjen keq nëse Berisha kundër jush?

Meta: Ka qenë një pyetje për këtë tjetrin sepse thash ky gënjen edhe kur hap gojën…Nëse Berisha thotë diçka unë jam i detyruar ta marr seriozisht. Që nuk jam dakord për shumë gjëra me të nuk jam.

Konfliktet Rusi-Ukrainë dhe qëndrimi i Shqipërisë?

Meta: Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Nesër do të takoj ambasadorin e Ukrainës në vendin tonë edhe për t’i shprehur përkrahjen këtij vendi mik dhe shpresojmë tek diplomacia për të evituar konfliktin atje.

Marrë nga BalkanWeb

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama ilir meta sali berisha edi rama ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll