Politike

A i druhet një non-grata? Meta: Frikë vetëm nga sovrani! Basha, pa asnjë gram moral

3 Shkurt 2022, 21:40 Nga DOSJA
A i druhet një non-grata? Meta: Frikë vetëm nga sovrani! Basha,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta deklaroi se nuk ka frikë nga asgjë, përveç se sovranit, kur u pyet për aludimet se do të shpallet edhe ai “non grata” nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit. I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’, Meta u pyet për paralajmërimet që bën edhe kryedemokrati Lulzim Basha për shpalljen e tij “non grata”, ndërsa nuk i kurseu sulmet ndaj këtij të fundit.

“Ç’më gjeti me ty mua….Ja një sekondë. Më fal. Ju po flisni për një politikan tepër serioz. Unë u përpoqa që të jepja mundësia. Ça të them unë? Ai sa herë hap gojën, gënjen. Ai gënjen edhe në gjumë. Është gënjeshtar. Kjo është garë që e ka kryesuar gjithmonë ndaj është në këtë pozitë. S’kemi ça të flasim. 8 vite fliste në emër të gjermanëve. Të vazhdoj, është puna e tij. Unë kujt i druhem? I druhem popullit shqiptar. Vetëm sovranit. S’kam folur në emër të askujt dhe nuk spekuloj. Vetëm në emër të tyre do të flas. Ftoj popullin e Shqipërisë që të votojë kundër çdo politikani që flet në emër të të huajve. Për situatën ku e kanë sjellë vendin, të flasim ne emër të të tjerëve, po çfarë është kjo. Nuk kam asnjë shqetësim. Amerikën e kemi këtu, është vota e lirë. Kjo është Amerika, drejtësia e pavarur. Kjo histori ka përfunduar. Ne i përbuzim ata që nuk duam votën e lirë. Secili do të vlerësohet te vota. Këta që e kuptojnë se ju ka ikur vota, vetëm të abuzojnë dhe të shpërdorojnë, por s’dinë ça bëjnë,”-tha Meta.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se Bashës nuk i besonte më pasi ishte i bindur tanimë që gënjente gjithmonë, duke shtuar se e përbuzte për sjelljen e tij ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Lulzim Basha gënjen edhe në gjumë. Unë jam munduar që ta kthej Lulzim Bashën në një njeri normal, sepse lider ai nuk mund të bëhet kurrë. Është një njeri që gënjen për orën por që gënjen dhe në gjumë. Është një politikan që ëndërron për të marr një vizë. Lulzim Basha është kryetari i Rilindjes Blu, që çfarë i fusin në gojë e nxjerr nga goja. Çdo shqiptar i ndershëm e neverit nga ana morale sjelljen e Lulzim Bashës ndaj Sali Berishës. Një njeri (Lulzim Basha) që e shikon partinë si plaçkë nuk mund të ketë një qasje tjetër. Se po të ishte ndryshe do të kishte bërë primaret që kishte premtuar. Kështu është kur gënjen gjatë gjithë kohës, vjen një ditë që bëhesh qesharak dhe kthehesh në meme. Çështjet në demokraci zgjidhen vetëm me votë dhe vetëm me dorëheqje! Jap dorëheqjen nga këshillat miqësore dhe shoqërore për Lulzim Bashën. Atij nuk i ka ngelur më asnjë gram moral,”-shtoi ai ndër të tjera. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll