Politike

Kryemadhi ‘zgjedh’ mes Ramës e Bashës: Më mirë ai që kemi përballë!

3 Shkurt 2022, 23:03 Nga DOSJA
Kryemadhi ‘zgjedh’ mes Ramës e Bashës: Më mirë

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi iu është përgjigjur deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha. Në një intervistë për “Të paekspozuarit”, Kryemadhi dha se para Bashës, preferonte që kundërshtar të kishte kryeministrin Edi Rama. Për këtë të fundit, ajo u shpreh se të paktën është në dijeni se e ka përballë, në llogoren e tij.

Ndërsa për akuzat se Basha bashkëpunon me Ramën, ajo iu referua edhe protestës së 8 janarit, ku sipas saj Basha kërkoi ndihmë, por që në karakter sipas Kryemadhit, ai është krejt i pabesë.

“Më mirë të jesh mbetje që del nga goja e Lulzim Bashës që është mbetja e Edi Ramës, sepse më i ndershëm është Edi Rama që vendoset atje në llogore sesa Lulzim Basha që thotë “aman ma hap derën se po më vijnë të më vrasin” ti i hap derën dhe e fut në shtëpi që t’i shpëtosh kokën dhe ai të ngul thikën pas shpine. E pra më mirë të jesh mbetje nga goja e tij sesa të jesh mbetje dhe të konsiderohet partia jote mbetje sepse ky po të ishte kaq demokrat le të bënte primaret siç i bëri Sali Berisha. Ti do që të merremi me një mbetje të Edi Ramës? Ku e ke Edi Rama? A ta shiti Edi Rama? E mbajti, e mbajti dhe e shiti sepse po e tërhiqte në negativitetin e opinionit publik që kishte”, u shpreh ajo. Ndërsa shtoi se tani edhe Edi Rama e ka shitur kryedemokratin.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha monika kryemadhi edi rama lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll