Politike

Habit Meta: Të shpallej ‘non grata’ Monika s’do e kisha problem, po Liri Berisha…

3 Shkurt 2022, 20:51 Nga DOSJA
Habit Meta: Të shpallej ‘non grata’ Monika s’do e kisha

TIRANË– Kreu i shtetit, Ilir Meta duket se është shqetësuar për shpalljen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit të bashkëshortes së ish-kryeministrit Sali Berisha, Liria. Në një intervistë për dha për emisionin “Frontline”, kreu i shtetit tha se nuk do të ishte aq i shqetësuar nëse e njëjta masë do të merrej për bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Në mbrojtje të Liri Berishës, presidenti Meta tha se ajo ende kujdesej për fëmijët në nevojë duke mos e braktisur misionin e saj si mjeke.

Nuk do mërzitesha nëse SHBA do shpallte non-grata Kryemadhi që dogji mandatet. Por si President i Republikës të shpallet non-grata zonja e nderuar Liri Berisha, e cila i ka shërbyer njerëzve, edhe sot që është në pension u shërben fëmijëve me probleme të autizmit. Kjo për mua është e papranueshme por ata kanë marrë këtë vendim. Gjithçka që kërkon t’i shërbejë propagandës së një qeveria që synon asgjësimin e opozitës është e papranueshme. Të pranoj unë nga zonja Bilali dhe krushku i Muzinit të bëjnë moral kjo është e papranueshme,“-tha në fjalën e tij kreu i shtetit. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta liri berisha monika kryemadhi sali berisha ilir meta liri berisha monika kryemadhi sali berisha

Sondazh

Poll