Politike

“Non grata” bashkë me familjen, Berisha për pasurinë e fëmijëve: S’janë të varfër!

3 Shkurt 2022, 23:32 Nga DOSJA
“Non grata” bashkë me familjen, Berisha për pasurinë

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” bashkë me familjen, por pretendon se as ai dhe fëmijët e tij nuk kanë para të paligjshme dhe të fituara nga korrupsioni. I ftuar në emisionin “Log”, Berisha sqaroi gjithsesi se as Argita e as Shkëlzen Berisha, nuk janë të varfër.

Ndërkohë që shtoi se prej 8 vitesh që kryeministri Edi Rama kontrollon të ardhurat e tij, e nuk ka gjetur asgjë të paligjshme.

Fëmijët e mi nuk janë të varfër, në një kuptim relativisht. Çdo gjë e kontrolluar çdo muaj nga Rama. Nga të gjitha institucionet, tatimet, larja e taksave dhe s’kanë gjetur kurrë dhe s’kanë për të gjetur kurrë asgjë ilegjitime tek ata. A kanë të drejtë fëmijët e mi të bëjnë biznes? Toka që thua ti ka qenë e përcaktuar nga Fatos Nano dhe jo nga babai. Aty kanë qenë 800 hektarë nëse këto kanë pasur hektarë të blerë privat me privat. Nuk i bleu shteti ato, ato i bleu privati te privati. Gjithçka, transaksion midis privatëve. Nëse fëmijët e mi kanë përfituar ndonjë qindarkë në marrëdhënie me sektorin publik me sektorin qeveritar me shtetin ajo është e paligjshme. Nëse kanë fituar një qindarkë nga nën kontraktorë të shtetit e paligjshme, s’ka ndodhur dhe as nuk ka për të ndodhur kurrë,”-tha ai në fjalën e tij.

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll