Politike

Porti i Durrësit, vjen hakmarrja e LSI/ Kryemadhi: Po përgatis dosjen për Bashën

3 Shkurt 2022, 21:28 Nga DOSJA
Porti i Durrësit, vjen hakmarrja e LSI/ Kryemadhi: Po përgatis dosjen

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi duket se është gati që të marrë “hak” ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. E ftuar në emisionin ‘Të Pa Ekspozuarit’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se po përgatit një dosje për Lulzim Bashën dhe të gjithë ekipin e tij. Sipas saj, Lulzim Basha po përfiton nga koncesioni në Portin e Durrësit por dhe nga koncesione të tjera të qeverisë Rama, ndaj dhe po përgatitet për ta dërguar në Gjykatës.

“Shqipëria Fiton duhet të themi Basha fiton. Dhe nga të gjithë kjo histori Basha fitoi. Basha fitoi Portin e Durrësit, Basha ka fituar dhe shumë koncesione të tjera. Atë Portin e Durrësit, me Moveo SRL, Moveo Al, Moveo Teknologji. Që do të shiten apartamente me pamje nga deti apo pamje nga mali. Çfarë do të bëjë ai? Me atë duhet të merret drejtësia shqiptare,“-tha ajo ndër të tjera. 

PJESË NGA BISEDA:

Monika Kryemadhi: Ky edhe sloganin e kishtë ‘Shqipëria Fiton’ dhe ai strategjisti vetë thonte se ne nga Shqipëria Fiton duhet të themi Basha fiton. Dhe nga të gjithë kjo histori Basha fitoi. Basha fitoi Portin e Durrësit, Basha ka fituar dhe shumë koncesione të tjera. Atë Portin e Durrësit, me Moveo SRL, Moveo Al, Moveo Teknologji. Që do të shiten apartamente me pamje nga deti apo pamje nga mali. Çfarë do të bëjë ai? Me atë duhet të merret drejtësia shqiptare’.

Ylli Rakipi: A keni prova që ky është i korruptuar thellësisht?

Monika Kryemadhi: Meëprit Ylli Rakipi se unë po nuk pata prova nuk filloj të flas. Më lër ta formatoj të gjithë dosjen. Se nuk e fal. Unë ja kam thënë dhe Lulzim Bashës. Ja kam thënë dhe para zgjedhjeve. Zotëri po më tradhtove unë nuk jam si Ilir Meta që ka hallin e integrimit europian. Mua po më tradhëtove nuk të ndahem. Po më tradhëtove për allishverishe nuk ta fal. Cdo gjë do t’i shkoj deri në fund Lulzim Bashës me gjithë shpurën e vet që nga cështja Babale meqë e keni zotërinë mbrapa këtu. Që më kërkonte Edi Rama të sulmoja Fatmir Xhafën. Dhe i kam thënë unë nuk kam punë me Fatmir Xhafën

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Basha ka afera të përbashkëta me kryeministrin Edi Rama me sipërmarrësin e projektit të portit të Durrësit. Ndërsa Basha në kundërpërgjigje u shpreh se do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij që projekti i portit të Durrësit të mos finalizohet.

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi porti i durresit lulzim basha monika kryemadhi porti i durresit

Sondazh

Poll