Politike

PRAPASKENAT e takimit! Meta: Berishën e kërkova unë, doja të çmallesha prandaj…

3 Shkurt 2022, 20:44 Nga DOSJA
PRAPASKENAT e takimit! Meta: Berishën e kërkova unë, doja të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta e ka mohuar faktin që ka qenë ai personi që ka komunikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha për formimin e koalicionit “Shtëpia e lirisë” me LSI, për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Edhe pse Berisha u shpreh hapur se kishte komunikuar vetë me Metën, kreu i shtetit tha se e kishte takuar liderin historik të Partisë Demokratike, por vetëm për t’u çmallur.

Ai tha për “Frontline” në ‘News24’ se nuk ka asnjë vendimmarrje në LSI dhe në opozitë, por nuk e mohoi se shpesh herë ka dhënë këshilla, duke përmendur kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryeministrin, Edi Rama. 

Takimi me Berishën e kërkova unë, për t’u çmallur. Takimi zgjati rreth 30 minuta, në mes të ditës, në mes të Gardës, në Pallatin e Brigadave. Zero, zero, zero marrëveshje nga ana ime në emër të LSI me Doktorin. Në detyrën time si President nuk kam punuar kurrë në favor të LSI. Unë kam takuar dhe kam këshilluar dhe Lulzim Bashën, por kam këshilluar dhe zotin Rama. Ilir Meta brenda një viti do të marrë pjesë në gara, ndoshta edhe më herët, por pasi të mbaroj mandatin. Tani s’mbaj asnjë përgjegjësi për aktet e opozitës,”-tha presidentin në fjalën e tij gjatë intervistës.

(k.m/dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta sali berisha ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll