Politike

Garon për Lushnjen, Sefa i PD: Kjo është mundësia për të dhënë kontributin tim

3 Shkurt 2022, 21:43 Nga DOSJA
Garon për Lushnjen, Sefa i PD: Kjo është mundësia për

TIRANË– Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Lushnje në zgjedhjet e pjesshme lokale, Indrit Sefa ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në votimet e 6 marsit. Pas konfirmimit të emrave nga ana e Kryesisë së PD, Sefa shkruan në rrjetet e tij sociale se 6 marsi është një sfidë për demokratët për të mundur kundërshtarët por edhe për të marrë drejtimin e qytetit. Ndërsa në garë nga socialistët ka përballë Eriselda Sefën, ndërsa nga Komisioni i Rithemelimit, garon Elton Bana.

“Të nderuar bashkëqytetarë, të dashur demokratë. Sot Kryesia e Partisë Demokratike më dha besimin dhe përgjegjësinë për të përfaqësuar Partinë Demokratike në garën elektorale të 6 Marsit. Kjo garë është sfidë për çdo qytetar të Lushnjës, por edhe për çdo demokrat. Është sfidë për Lushnjën, që qytetit t’i hapet një tjetër perspektivë, ajo e shërbimit ndaj qytetarëve, drejtimit me përulësi dhe ndershmëri. Është sfidë për demokratët, jo vetëm për momentin që po kalojmë brenda nesh, por mbi të gjitha sepse kanë shansin të marrin drejtimin e qytetit, për të treguar modelin e tyre të qeverisjes. Për mua si djalë i Lushnjës, si biri i dy prindërve punëtorë lushnjarë, si bashkëshort dhe prind i një vajze të vogël, 6 Marsi është mundësia për të dhënë kontributin tim për qytetin. Lushnja është familja ime e madhe,“-shkruan ai në postimin e tij. 

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet e 6 marsit! Kryesia e PD: Miratohen 6 kandidatët për kryetar bashkie (EMRAT)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike indrit sefa zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 indrit sefa zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll