Politike

“Ku ka si Kolonja”, Elisa Spiropali e entuziazmuar për aktorin: Pjesëmarrja molotov, vota për Erionin bombë

1 Korrik 2019, 09:26 Nga DOSJA
“Ku ka si Kolonja”, Elisa Spiropali e entuziazmuar për aktorin:

TIRANË- Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas shpalljes së rezultatit të votimeve në Bashkinë e Kolonjës, ku kandidonte Erion Isai, i cili ka marrë 4279 vota.

Në një postim në facebook Spiropali shprehet se në Kolonjë morën pjesë më shumë votues se në vitin 2015, ndërsa sipas saj, pati qetësi dhe mirëkuptim nga të majtë e të djathtë.

Spiropali shton me ironi se nuk ka si Kolonja, pasi pjesëmarrja ishte molotov dhe vota për Erion Isain, bombë.

Ku ka si Kolonja! Pjesëmarrja molotov, vota për Erionin bombë, vota për PS më shumë se ne 2015-ën, gjithçka tjetër qetësi, qytetari dhe mirëkuptim nga Pepellashi në Çarshovë, të majtë e të djathtë njësoj. Forca @erion_isai, punë punë punë, për Kolonjën që duam”, shkruan Spiropali në Facebook.

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë. Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali erion isai kolonje rezultatet e zgjedhjeve elisa spiropali erion isai kolonje rezultatet e zgjedhjeve

Sondazh

Poll