Politike

Parregullsitë me shifrat, KQZ: Të dhënat ishin paraprake, shumë QV s’kishin raportuar dje

1 Korrik 2019, 09:18 Nga DOSJA
Parregullsitë me shifrat, KQZ: Të dhënat ishin paraprake,

TIRANE– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas denoncimit për parregullsitë me procesin e votimit dhe atë të numërimit.

Në një reagim të shkurtër për mediat, institucioni përgjegjës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, thotë se të dhënat e publikuara dje në orën 19:00, kur u mbyll procesi ishin paraprake, pasi shumë Qendra Votimi nuk kishin sjellë të dhënat e përditësuara pranë KQZ.

“Të dhënat e publikuara nuk ishin përfundimtare por paraprake. Shifra 5900 votuesë në Urën Vajgurore ishte paraprake. Shumë QV nuk kishin raportuar”-njofton KQZ.

Dosja.al publikoi rast pas rasti parregullsitë me shifrat e personave që votuan dhe shifrat që rezultuan pas numërimit. Kështu, tek Ura Vajgurore, nga 5900 votuesë dje në orën 19:00, në përfundim të numërimit, kandidatja socialiste mori 7666 vota. Parregullsi me shifrat ka edhe në të tjera bashki Divjaka, Malësi e Madhe, Maliqi dhe të tjera qytete.

Reagimi i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson të sqarojë se, sikundër është theksuar si nga zëdhënësja dhe drejtuesi i KQZ, të dhënat e pasqyruara nga KQZ në intervale periodike kohore gjatë ditës së djeshme dhe që gjenden edhe në faqen onlinë të institucionit, janë informacione të siguruara në rrugë operative (me telefon) nga Komisionet e Qendrave të Votimit.

Është theksuar disa herë se, këto nuk janë rezultate përfundimare, dhe si të tilla mund të ketë edhe mospërputhje, të cilat me seriozitetin më të madh do të adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatit përundimtar të votimit.

Kjo është një vendimmarrje shumëvjeçare e legjislatorit shqiptar përmes Kodit Zgjedhor dhe vendimmarrjes së KQZ-së ndër vite që, në dilemën për të mos dhënë asnjë informacion apo për të dhënë një informacion paraprak, ka zgjedhur këtë fundit, në mënyrë që ti mbajë qytetarët të informuar, por pa pretenduar saktësinë absolute, e cila vjen vetëm në përfundim të procesit.

Ky është një fenomen i cili është evidentuar në çdo proces zgjedhor, por duke qenë se vëmendja kryesore ka qenë tek rezultati, ndërkohë që aktualisht është edhe tek pjesëmarrja, këtë radhë po evidentohet me dukshëm.

Kjo problematikë e mbarsur mund të zgjidhet vetëm në rast se procesi i votimit bëhet tërësisht përmes teknologjisë.

(A.C.F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike drilona hoxhaj parregullsite ne zgjedhje rezultatet e zgjedhjeve lokale zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 drilona hoxhaj parregullsite ne zgjedhje rezultatet e zgjedhjeve lokale zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll