Politike

Zgjedhjet/ Safet Gjici flet si kryebashkiak, premtimin e parë që jep për kuksjanët

1 Korrik 2019, 09:30 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Safet Gjici flet si kryebashkiak, premtimin e parë që jep

KUKËS-Safet Gjici i cili po fiton bashkinë e Kukës ka deklaruar së fundmi se do i shërbejë çdo qytetari pa bërë dallime politike. Në lidhje me votat e pavlefshme ai është shprehur se numri i tyre nuk ka qenë i konsiderueshëm.

“Unë këtu si kryetar Bashkie do ju shërbej të gjithë qytetarëve, pa bërë dallime politike. Ne kishim parashikuar të dilnim me 11 mijë vota por rezultati doli më shumë. Kanë dalë edhe vota të pavlefshme, mund të kenë qenë edhe nga gabimet e qytetarëve. Por ky nuk është një problem se 500 vota janë.”, u shpreh Safet Gjici jashtë qendrës së votimit.

Por ndërsa brenda qendrës së votimit ai ka falënderuar të gjithë komisonerët dhe është shprehur se zgjedhjet kanë qenë të qeta.

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë. Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike safet gjici zgjedhjet lokale safet gjici zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll