Politike

‘PD s’ka më pushtet’, Ndoka i përgjigjet Topallit: Basha i dorëzoi të gjitha për sistemin që ti e bllokove me zhelet

1 Korrik 2019, 09:54 Nga DOSJA
‘PD s’ka më pushtet’, Ndoka i përgjigjet Topallit:

TIRANE- Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka kërkon që Jozefina Topalli të qetësohet. Aleati i Lulzim Bashës, përmes një reagimi në rrjetet sociale i është përgjigjur ish-kryeparlamentares Topalli, për deklaratën e saj kundër Bashës, në përfundim të procesit zgjedhor të 30 qershorit.

Ndoka i kërkon Topallit të qetësohet pasi sipas tij Basha ka dorëzuar pushtetin por ka fituar besimin e qytetarëve shqiptarë.

“Durim Jozefinë, Lulzim Basha ka dorëzuar të gjithë pushtetin, për të fituar sistemin, për të garantuar votën e lirë, për të vendosur standardet edhe per dekadat që vijnë.”-thotë Ndoka në reagimin e tij.

Topalli dje fajësoi Lulzim Bashën për gjendjen që sipas saj është PD, duke theksuar se “Partia DemoKratike praktikisht nuk është më, pasi pasi 3 dekadave nuk është më as në pushtet qendror dhe as në atë vendor.

Komenti i plotë i Ndokës:

Qetësoju Jozefinë, lutu Jozefinë!

Rama humbi pushtetin, Lulzim Basha fitoj qytetarët!

Dje, kur Jozi ishte numri dy i shtetit dhe partisë, sëbashku me disa kolegë luftuam për sistemin me grevë urie në Kuvend, përballë saj, Berishës dhe Ramës.

Jozi sot, përseri po vajton për pushtetin e humbur, ndërsa Ne qëndrojmë përballë Ramës dhe krimit në politikë, përballë regjimit që Jozi vetëm sa tentoj ta kapë prej zhelesh!

Pushteti nuk është punë o Jozefinë, as nuk duhet parë si i tillë, por si përfaqësim i vullnetit të lirë të qytetarëve.

Sot duhet të zhbllokojmë sistemin, që ti Jozi e bllokove me zhelet e Taulantit dje dhe Rama me grupet kriminale sot.

Replikon Nard Ndoka me kritiken e Lulzim Bashës, ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Ndoka i thotë Topallit se Basha i dorëzoi të gjitha për një sistem ku triumfon vota e lirë.

Durim Jozefinë, Lulzim Basha ka dorëzuar të gjithë pushtetin, për të fituar sistemin, për të garantuar votën e lirë, për të vendosur standardet edhe per dekadat që vijnë.

Pushteti nuk është vend pune, nuk është hakmarrje, as privilegj, por mandat i qytetarëve.

Lulzim Basha ka dorëzuar pushtetet me vetëdije në koordinim me aleatet e Opozitës së Bashkuar, por Ai ka fituar qytetarët sot dhe nesër kauzën e të gjithëve!

A do mundesh Jozefinë të kërkosh falje, së pari, Demokristianëve Shqiptarë që i luftove aq shumë me pushtetin tënd të dhuruar. Së dyti Jozefinë, a mundesh ti kërkosh falje Lulzim Bashës, që ke disa vite që vetëm e gjuan me shigjeta anash dhe pas krahëve.

Qetësoju Jozefinë, lutu Jozefinë; për vete, për familjen politike, për kundershtarët, për vendin tend. Një lutje si katolike, e ke detyrim moral për Demokristianët Shqiptarë!

Vendi sot ishte në rrezik Jozefinë, Rilindja me bandat e veta po tentonte të rikthente sistemin monopartiak, qytetarët shqiptarë e refuzuan Edi Ramën dhe na dhanë shpresë e kurajo të gjithëve.

Së pari Lulzim Bashës i treguan, se kur nuk ke synim të verbër pushtetin, të japim besimin dhe mundësinë për të na qeverisur.

Sot Lulzim Basha nuk humbi pushtet Jozefinë, por fitoi besim e shpresë nga qytetarët shqiptarë.

Lulzim Basha sot meriton vëmendje dhe mbështetje, ka humbur dhe fituar beteja politike, por sot ka fituar qytetari dhe besim.

Është koha, të lëmë mënjanë pakënaqësitë, xhelozitë, shigjetat e gërr-gërret tona pa fund, por të bashkohemi kundër Edi Ramës, si e keqja e ketij vendi.

Lulzim Basha nëse bën gabime nesër, nuk e falim Ne, nuk e falin as qytetarët!

Unë nuk po luftoj që Lulzim Basha të vijë në pushtet, por dua një sistem që të kontrollojë edhe Lulzim Bashën nesër si Kryeministër.

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë. Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës.

Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që kreu i shtetit, Ilir Meta e quajti 30 qershorin, “ditë votimesh socialiste”.

(A.CF.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike jozefina topalli lulzim basha nard ndoka zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 jozefina topalli lulzim basha nard ndoka zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll