Politike

Lëvizja e papritur e Bashës, demokratët hapin zyrat elektorale në Tiranë, ç’po kurdiset (FOTO)

1 Korrik 2019, 09:35 Nga DOSJA
Lëvizja e papritur e Bashës, demokratët hapin zyrat elektorale

TIRANË- Me përfundimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit, vëmendja kryesore e qytetarëve është tek opozita dhe lëvizja që kampi “Rama ik”, do të ndërmarrë pas një procesi të dokumentuar me një sërë shkelje dhe me një pjesëmarrje tejet të ulët.

Por një lëvizje e beftë, që askush se priste hedh të tjera dyshime për aksionin e opozitës së bashkuar. Kështu, Dosja.al ka mësuar se Partia Demokratike ka aktivizuar zyrat elektorale në të gjithë Tiranën.

Siç shihet edhe në foto, zyrat elektorale të PD tek Zona e Stacionit të Trenit janë aktive dhe në to qendrojnë anëtarë të PD. Ende s’ka një informacion zyrtar se çfarë do të bëjë PD, por një nga pistat është edhe se PD mund të nisë fushatën për zgjedhjet e 13 tetorit.

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë.

Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni i opozitës shqiperia voton 2019 aksioni i opozitës shqiperia voton 2019

Sondazh

Poll