Politike

Zgjedhjet/ Pak orë para raportit të OSBE-IDIHR, Rama: Faleminderit!

1 Korrik 2019, 08:41 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Pak orë para raportit të OSBE-IDIHR, Rama: Faleminderit!

Tiranë- Ende vijon procesi i votimit në vend. Pak minuta më parë ka reaguar kryeministri Edi Rama. Ai shkruan vetëm “Faleminderit” dhe këtë mesa duket e ka për procesin e numërimit të votave, ku kandidatët e PS-së po fitojnë në çdo bashki.

Që prej orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme ende në disa bashki të vendit vijon numërimi i votave, ndërsa në 28 të tjera ka përfunduar.  Në këto zgjedhje, ku ka pasur në shumicën e bashkive vetëm një kandidat, kanë fituar ata të PS-së. 

Ditën e sotme Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glove do të paraqesë përfundimet paraprake mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor më 30 qershor. Pritet që Glover të japë një vlerësim zyrtar të procesit zgjedhor, standardet për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë. Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama raporti i osbe-odihr rezultatet e zgjedhjeve zgjedhjet lokale edi rama raporti i osbe-odihr rezultatet e zgjedhjeve zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll