Aktualitet

E moshuara vdiq në Fier, Balluku: Ia prenë dritat në 2020, s’po ia përmend djemtë…

3 Shkurt 2022, 14:31 Nga DOSJA
E moshuara vdiq në Fier, Balluku: Ia prenë dritat në 2020,

TIRANË– Ministrja e Energjitikës dhe e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka folur për herë të parë lidhur me vdekjen e 67-vjeçares, Liljana Sema, e cila ndërroi jetë në kasollen e saj. Në fjalën e saj në Kuvend, Balluku i ktheu përgjigjie deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, duke e kaluar “përgjegjësinë” e mirëqënies të të moshuarës tek fëmijët e saj. Teksa i përgjigjej Zhupës, të cilës i kërkoi që të mos e politizonte ngjarjen, Balluku shtoi se Semës i ishte ndërprerë energjia elektrike që në vitin 2020, pasi nuk kishte paguar një shumë prej 1200 lekësh të reja.


Energjinë ia kishin prerë që nga janari 2020, mos e politizoni. Ia kishin ndërprerë energjinë për prapambetje për 1200 lekë. Nuk i përmenda djemtë e saj sepse e kanë në ndërgjegjie siç kam edhe unë prindërit e mi,”-u shpreh në fjalën e saj ministrja.

Liljana Sema, 67 vjeç ndërroi jetë e ngrirë nga i ftohti dhe u gjet e vdekur në kasolle nga vëllai i saj, pak ditë pasi OSHEE i preu dritat, për arsye se ajo nuk kishte mundësi t’i paguante. Ndërkohë që ministrja pretendon të kundërtën. Por përveç fëmijëve (që nuk dihet a ka, por Balluku duhet e informuar lidhur me rastin), e moshuara ishte e harruar edhe nga shteti, pasi së fundmi i ishte hequr edhe shërbimi social.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike belinda balluku fier liljana sema belinda balluku fier liljana sema

Sondazh

Poll