Aktualitet

Punonjësit në protestë, Ibrahimaj: Kontratë të re, rishohim kushtet dhe pagat

3 Shkurt 2022, 14:51 Nga DOSJA
Punonjësit në protestë, Ibrahimaj: Kontratë të re,

TIRANË– Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka shkuar sot në Bilisht, një ditë pasi punonjësit e një fasonerie në Bilisht protestuan duke kërkuar rritje pagash dhe kushte më të mira pune. Ibrahimaj, në një deklaratë për mediat nga Bilishti propozoi si zgjidhje firmosjen e një kontrate të re pune, ndërmjet punonjësve dhe subjektit privat. Ministrja paralajmëroi gjithashtu kontrolle në të gjitha fasoneritë e vendit për të parë kushtet në të cilat punojnë qytetarët dhe se si paguhen ata.

“Pas protestës së djeshme jemi angazhuar me strukturat që janë duke verifikuar dokumentacionin e punonjësve dhe biznesit. Ka disa ankesa për mospagesë të orëve shtesë apo për punën në fundjavë që duhet të jetë e paguar më shumë sipas kodit të punës. Të tjera problematika që lidhen me kushtet e punës dhe pastërtinë. Kam ulur sot këto të ulem me punonjësit dhe biznesin për të garantuar që të marrin atë që meritojnë. Gratë kryejnë sakrifica të jashtëzakonshme në punë. Duhet të ulemi bashkë për një kontratë të re pune. Do ndjekim në ditët në vijim që kjo kontratë të ndiqet për punonjëset. Do nisim një proces verifikimi në të gjithë fasoneritë e vendit që kriteret dhe kodi i punës të respektohen. Më tutje nisma për verifikimin e pagave do të vazhdojë edhe me subjekte dhe kategori të tjera,”- tha Ibrahimaj ndër të tjera.

Punëtorët u shprehën një ditë më parë se janë në kushte vërtet të këqija. Ata deklaruan se  punojnë nga 28-30 ditë në muaj për 300 mijë lek të vjetra në muaj, pa marrë asnjë pagesë për orët shtesë e për fundjavat.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet delina ibrahimaj proteste ne bilisht delina ibrahimaj proteste ne bilisht

Sondazh

Poll