Aktualitet

VD-Banorët e 4 zonave para ambasadës së SHBA, protestuesi: Pastaj te selia e BE

3 Shkurt 2022, 10:31 Nga DOSJA
VD-Banorët e 4 zonave para ambasadës së SHBA, protestuesi: Pastaj

TIRANË – Banorët e “5 majit”, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit u ndalën përpara ambasadës amerikane për të dërguar kërkesat e tyre ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim për të penguar shembjen e shtëpive të tyre. Njëri prej protestuesve tha më pas do të zhvendosen drejt selisë së ambasadës së Bashkimit Europian në vendin tonë për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me procesin e shembjes së shtëpive dhe mosdhënies së dëmshpërblimit nga bashkia e Tiranës dhe qeveria.


“Kini pak durim. Shteti shkoi mori një adresim nga ambasada që dera kryesore të jetë e lirë. Dhe të largohemi në mënyrë paqësore siç erdhëm. Do adresojmë vetëm problemin. Do kërkojmë nga SHBA t’i japë zë kauzës sonë. Pas kësaj do shkojmë te BE“, tha protestuesi.

LAJMI KRYESOR: Banorët protestë para Kuvendit e selive diplomatike me Berishën, Rama: Hakun morët

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e banoreve protesta e banoreve perballe kuvendit protesta e banoreve protesta e banoreve perballe kuvendit

Sondazh

Poll