Aktualitet

Hoxha zbulon shqiptarin që kërcënoi Berlusconin: Priste 10 mln euro kokainë

3 Shkurt 2022, 13:46 Nga DOSJA
Hoxha zbulon shqiptarin që kërcënoi Berlusconin: Priste 10 mln

TIRANË – Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar emrin e shqiptarit që kanë marrë peng krye-financierin e Silvio Berlusconit. I ftuar në ABC, Hoxha tha se dy vëllezërit Tanko njoftuan se do ta lironin atë në këmbim të 35 milionë eurove. Një prej vëllezërve, Laurenc Tanko, Hoxha tha se është kapur në Ukrainë, tëksa priste një ngarkesë me kokainë nga Amerika Latine me vlerë 10 milionë euro.

“Shqiptarët janë futur shumë thellë në lindje të Europës. Zona ku kapën shqiptarët ishte pranë Krimesë. Është vështirë që të penetrosh aty, pasi aktorët lokalë janë në nivel global. Përfshirja e një personazhi të njohur shqiptar. Ka qenë i njohur në Itali për lidhje me Ndragetën. Shqiptarët janë licencuar nga Ngradeta për të bërë transportin e kokainës. Dhe në rastin konkret, personi që është kapur, është nga Mallakastra me mbiemrin Tanko, kanë qenë dy vëllezër në Itali. Në 2012 u bënë publikë pasi me katër të tjerë morën peng krye-financierin e Berlusconit. Njoftuan Berlusconin që do ta lironin po të paguante 35 milionë euro dhe pretendonin se kishin materiale komprometuese për ish-kryeministrin. Por në krye të 9 orëve pengmarrësit u tërhoqën. Mes këtij grupi ishin edhe dy vëllezërit Tanko. Laurenc Tanko e ka emrin kryesori, por duhet të jetë një emër i ndryshuar. Me këtë pasaportë, ai është 49 vjeç dhe u kap në portin e Odesës në Ukrainë. Po prisnin një ngarkesë nga Amerika Latine me vlerë 10 mln euro. Në fillim u hap 100 kg kokainë në fillim në 9 gusht të vitit të kaluar. Gjatë operacionit, të tjerët u larguan, turku u largua në rrugë tokësore me makinë nga Ukraina, edhe tjetri, rumuni dhe një tjetër që ka vetëm emrin “Spartak”, dyshohet shqiptar por nuk është kapur. Tanko është në hetim,”- tha Hoxha.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha laurenc tanko artan hoxha laurenc tanko

Sondazh

Poll