Aktualitet

VD-Forcat Speciale rrethojnë ambasadën e SHBA, banorët: Kim, ktheje kokën tek ne

3 Shkurt 2022, 10:49 Nga DOSJA
VD-Forcat Speciale rrethojnë ambasadën e SHBA, banorët: Kim,

TIRANË– Banorët e ‘5 Majit’, ‘Paskuqanit’ dhe Laprakës kanë dalë të protestojnë para ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me pankarta e megafonë në duar ata i kanë bërë thirrje ambasadores Yuri Kim që të dalë e t’i mbështesë. Banorët kërkojnë që prona tu njihet me ligj. Nga ana tjetër, Forcat Speciale kanë rrethuar godinën e ambasadës pavarësisht se banorët nuk kanë tentuar të futen brenda saj dhe as kanë shkaktuar incidente.


Pjesë nga fjala e banorëve: 

Banori: Ambasadorja Kim të ndikojë në qeveritarëve. Po kërkojmë të na nnjihet prona me ligj që nesër kur të vijnë fadromat të marrim atë që na takon. Të trajtohemi sic i trajton shteti juaj amerikanët. Të respektohet ligji, nuk dua të themi o sa mir me qen shqiptar. Vër dorën në zemër dhe shiko çfarë po ndodh me ne.

Banori: Je shumë aktive dhe mirë bën që je aktive, por aktivizohu pak dhe për ne, të lutem. Të kemi dëgjuar që ke folur për peshkun e madh, ku është peshku i madh?

LAJM KRYESOR: ‘5 Maji’, ‘Paskuqani’ dhe ‘Lapraka’ protestojnë para Kuvendit e Ambasadës Amerikane

(F..m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e banoreve perballe kuvendit protesta e banoreve perballe kuvendit

Sondazh

Poll