Aktualitet

Vdekja e të moshuarit, fqinjët: Hera e tretë që banesa digjet, shteti nuk ndihmon

3 Shkurt 2022, 13:17 Nga DOSJA
Vdekja e të moshuarit, fqinjët: Hera e tretë që banesa

SHKODËR– Fqinjët e të moshuarit Musa Pajati, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në Shkodër si pasojë e flakëve, kanë dhënë dëshminë e tyre për mediat. Ata kanë treguar se kjo nuk është hera e parë që shtëpia e të moshuarve digjet. Sipas tyre, banesa e burrë e grua që jetonin të vetëm është djegur dhe 2 herë të tjera.

Janë burrë e gru pa fëmijë pa asnjë tjetër në botë. Nuk është hera e parë që digjen është hera e tretë që digjen. As ka vu dorë shteti as bashkia. Të gjithë lagjja e dinë shumë mirë për këtë të shkretin, të dy janë sakatë. Atë gruan hyra unë e shpëtova, nuk munda dot me duru, plasi gazi dhe dola jashtë. Gruan e nxorra jashtë e kanë marrë me ambulancë dhe e çuan në spital. Jetojnë të vetmuar, kanë ardhur 20 herë ambulanca dhe zjarrfikësja, i kanë çuar i kanë vizituar dhe i kanë sjell këtu. Njëri ka qenë sakat ja ku e ke karrocën, i kemi ndihmuar sa kemi pas mundësi. Kjo vdekja e tyre është me dashje, është me qëllim sepse nuk kanë dasht me vu dorë! Kanë qenë me qira këtu, ishin të sëmurë pa këmbë edhe pa durë. Si ka dhënë zoti fëmijë, sot i kanë lënë këtu për të vdekur. Dy vjet kanë që janë këtu dhe nuk kanë asnjë njeri këtu”, u shpreh Isa Ulqinku, banori që mundi të shpëtojë jetën e zonjës, e cila ka pësuar djegie dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Përgjegjësi i OSHEE ka folur para gazetarëve duke hedhur poshtë të gjitha mundësitë për një shkëndije elektrike

“Në moment që na kanë lajmëruar, elektriku ka ardhur dhe janë stakuar automatët dhe nuk ka asnjë defekt prej elektrikut. Ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, siç thotë edhe zjarrfikësja. Prej elektrikut nuk ka asnjë lloj problemi. Ka automat mbrojtëse që fiket në moment, i ka fik elektricisti në momentin që janë lajmëruar”, tha ai.

Ndërsa efektivi i zjarrfikëses deklaroi për mediat se shkak i zjarrit mund të jetë bërë bombula e gazit.

LAJMI KRYESOR: VD-/ Merr flakë banesa në Shkodër, digjet brenda i moshuari, gruaja rëndë në spital

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet digjet banesa ne shkoder musa pajati vdes i moshuari ne shkoder digjet banesa ne shkoder musa pajati vdes i moshuari ne shkoder

Sondazh

Poll