Aktualitet

COVID-19, Kosova lehtëson masat për hyrjen në kufi: Ose 2 doza, ose test PCR

3 Shkurt 2022, 14:56 Nga DOSJA
COVID-19, Kosova lehtëson masat për hyrjen në kufi: Ose 2 doza,

PRISHTINË– Shpallen masat e reja të pandemisë së koronavirusit në Kosovë, ku ka pasur edhe lehtësim të rregullave, sidomos atë të hyrjeve në territorin e vendit. Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë ka vendosur se të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës anti-COVID.

Ose në të kundërtën të jenë të vaksinuar të paktën një herë, por duhet të kenë me vete në momentin që kalojnë kufirin edhe testin PCR. Po ashtu, maska pritet të hiqet në ambientet e jashtme dhe fitneset të hapen, ndërsa gastronomia do të jetë e hapur për klientët deri në orën 23:00.

Disa javë më parë, vendimi i Qeverisë së Kosovës, që kërkon nga qytetarët që duan të hyjnë në shtet të paraqesin dëshminë e vaksinimit kundër koronavirusit me tri doza, shkakoi pakënaqësi te qytetarët edhe në Shqipëri të cilët dolën për të protestuar. Banorët e Kukësit bllokuan edhe korsinë e automjeteve që hynin në Shqipëri me arsyetimin se edhe qytetarëve të Kosovës iu duhen tri doza për të hyrë në Shqipëri. Megjithatë tubimi u shpërnda shpejt nga ana e Policisë, ndërsa sot, thuajse një javë më pas, protesta duket se e arriti qëllimin.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet komiteti për menaxhimin e pandemisë koronavirusi ne kosove kosove komiteti për menaxhimin e pandemisë koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll