Politike

Përplasja Presidencë-Kuvend, Dervishaj:Rama kërcënoi KED,Meta s’heshti pas 5 tetorit

3 Shkurt 2022, 10:09 Nga DOSJA
Përplasja Presidencë-Kuvend, Dervishaj:Rama kërcënoi

TIRANË – Këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj argumentoi përplasjet mes presidentit Ilir Meta dhe Kuvendit të Shqipërisë. Në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese ku po zhvillohet seanca e radhës për shqyrtimin e shkarkimit të Metës, Dervishaj theksoi se Meta miratoi në 6 shtator 2020 datën 25 prill 2021 për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme. Në vazhdim të deklaratës së tij, përfaqësuesi juridik nënvizoi se edhe pas datës 5 tetor kur u miratuan ndryshimet e kodit zgjedhor, Meta nuk heshti por iu drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese, edhe pse ajo nuk ishte ende funksionale. Ai tregoi se dekretimi i këtyre zgjedhjeve u bënë me rregullat që ishin.

“Që nga 25 qershori 2017 u zhvilluan zgjedhjet, pas përfundimit OSBE nënvizoi problematika në procesin zgjedhor. U formuan 3 grupe parlamentare. Pas dorëheqjes në bllok, Kuvendi nuk u prezantua në grupe parlamentare siç e përcakton rregullorja parlamentare. Shqipëria u përfshi në një krizë të rëndë që përmban elementë të krizës kushtetuese.

Presidenti ka shprehur hapur se Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar KED. Pas këtyre kërcënimeve pati edhe dorhëqje. Presidenti i ka kthyer kuvendit nje sërë ligjesh preferenciale. Kostituimi i këshillit politik është prova e pa kundërshtueshme që kuvendi nuk gëzonte legjitimitet.

Duke përdorur një pjesë të opozitës brenda në kuvend në 15 qeshor u depozituan ndryshime kushtetuese për tiu pamundësuar opozitës jashtë parlamentit pjesëmarjen në garë në kushte të barabarta.

Pasi u ndryshua kodi zgjedhor me marrëveshje në 30 korrik u ndrysha dhe kushtetuta. Në 6 shtator 2020 presidenti miratoi 25 prillin ndërkohë që dekretimi u bë me rregullat zgjedhore që ishin.

Maxhoranca në 5 tetor bëri ndryshime të kodit zgjedhor, Presidenti nuk heshti madje ju drejtua dhe kesaj gjykate, Gjykata nuk ishte funksionale për t’u shprehur”, bëri me dije Bledar Dervishaj sot në Gjykatën Kushtetuese. 

LAJMI KRYESOR: Meta ‘përballet’ sërish me Kushtetuesen! Sot zhvillohet seanca e radhës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike shkarkimi i metes 2 shkarkimi i metes ne kushtetuese zgjedhjet e 25 prillit 2021 shkarkimi i metes 2 shkarkimi i metes ne kushtetuese zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll