Politike

Meta në Kushtetuese, këshilltari ligjor Dervishaj: Nuk ka kryer asnjë shkelje

3 Shkurt 2022, 09:31 Nga DOSJA
Meta në Kushtetuese, këshilltari ligjor Dervishaj: Nuk ka kryer

TIRANë – Përfaqësuesi ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj deklaroi sot në seancën e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e presidentit Meta se kreu i shtetit nuk ka kryer asnjë shkelje kushtetuese.  Në fjalën e tij, ai theksoi se parlamenti ka shkelur parimet e ndarjes së pushteteve dhe paanësisë nga legjislatura e kaluar e Kuvendit. Më tej, Dervishaj shtoi se sipas verifikimeve të kërkesës së deputetëve dhe Komisionit të Ligjeve, Ilir Meta nuk ka shkelur asnjë akt të Kushtetuës.

“Presidenti i Republikës pas marrjes së njoftimit të nisjes së procesit të shkarkimit të tij, ka mbajtur komunikim shkresor me kuvendin, duke i nisur ankesat apo këshillat që të mos binte ndesh me parimet kushtetuese.

Neni 90 i kushtetutës përcakton se nuk ka përgjegjësi në aktet e ushtruara gjatë detyrës se tij duke e vlerësuar gjithë procesin e iniciuar për shkarkimin e kreut të shtetit, rezultoi se në asnjë paragraf të kërkesës së deputetëve apo të raportit të komisionit të ligjeve, nuk është arritur të zbulohet asnjë akt i vetëm i presidentit që mund të kishte shkelur në mënyrë të rreptë kushtetutën. 

Edhe pse në mungesë të lëndës për të shkarkuar presidentin, përsëri janë shkelur të gjitha parimet e shtetit të së drejtës, si ai i paanësisë, parimi për një proces të rregullt ligjor”, tha në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese, këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj.

LAJMI KRYESOR: Meta ‘përballet’ sërish me Kushtetuesen! Sot zhvillohet seanca e radhës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bledar dervishaj shkarkimi i metes 2 shkarkimi i metes ne kushtetuese bledar dervishaj shkarkimi i metes 2 shkarkimi i metes ne kushtetuese

Sondazh

Poll