Politike

VD-Naftëtarët e Ballshit/ Qeveria: Do marrin pagë çdo muaj përgjatë vitit 2022

2 Shkurt 2022, 11:47 Nga DOSJA
VD-Naftëtarët e Ballshit/ Qeveria: Do marrin pagë çdo muaj

TIRANË– Qeveria shqiptare ka vendosur të shpërblejë me një pagë minimale çdo muaj, përgjatë vitit 2022, për të gjitha naftëtarët dhe ish-naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit. Ishte Ministrja e Financave Delina Brahimaj ajo e cila komunikoi sot vendimin e qeverisë për naftëtarët e Ballshit, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.  Brahimaj theksoi se pagesa qe do tu jepet punonjësve të rafinerisë është e barabartë me pagën minimale dhe se të gjithë ata që janë pjesë e listës duhet të paraqiten pranë zyrave përkatëse për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm.


“Do të ketë një pagesë, të barabartë me pagën minimale, që do u jepet ish-punonjësve të Rafinerisë së Ballshit. Ftoj të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit e kësaj rafinerie që t’i drejtohen zyrave të punës, me qëllim dërgimin e dokumentacionit, për të përfituar këtë ndihmë, që do të jepet përgjatë vitit 2022”, tha ministrja e Financave pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike delina ibrahimaj natëtarët e ballshit paga per naftetaret vkm 2 shkurt 2022 delina ibrahimaj natëtarët e ballshit paga per naftetaret vkm 2 shkurt 2022

Sondazh

Poll