Politike

Basha: Berisha kreu sulm ndaj demokratëve, do ti dorëzojë partinë Metës

2 Shkurt 2022, 10:56 Nga DOSJA
Basha: Berisha kreu sulm ndaj demokratëve, do ti dorëzojë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi ditën e sotme se ish-kryeministri Sali Berisha do ti dorëzojë partinë presidentit Ilir Meta. Përballë demokratëve të njësisë 14 në kryeqytet, kreydemokrati tha se skena barbare që ndodhi në shtëpinë e tyre më 8 Janar, u bë që të kthehej në banesën e Metës.

DEKLARATA:

Këto ditë, e sotmja, e gjithë beteja, edhe sulmi, denigrimi që u është bërë demokratëve të ndershëm, si shumë prej jush në këtë sallë, drejtuesve, të gjithëve. S’po flas ndaj meje si kryetar i partisë, se vet zgjodha t’i vija gjoksin kësaj, pikërisht që mos të futej përçarja përmes demokratëve apo deputetëve, zonjave, anëtarëve të kryesisë. E gjitha kjo për çfarë paska qenë? Për t’i dorëzuar PD-në LSI-së dhe Ilir Metës?! Gjithë ajo skenë barbare atje e sulmit kundër shtëpisë së demokratëve, për çfarë paska qenë? Që shtëpia e lirisë të kthehet në shtëpinë e Ilirit?! Se kështu i bie! Apo jo?! Të sfiduar kemi qenë dhe jemi, por në ato sfida vetëm sa jemi forcuar e jo dobësuar vendosmërinë tonë, për ti shkuar deri në fund betejës. Po e them në numrin shumës, por kështu ndihem unë. Nuk e di, a e shpreh apo jo dhe mënyrën se si ndiheni dhe ju. Kjo betejë nuk na përkul! Asnjë hap pas nuk hedhim! Nuk mund te themi;” zgjedhim të ardhmen”, e të sprapsemi! Jo! Ditë për ditë nga një hap përpara! Ditë për ditë me më shumë shqiptare e shqiptare ne krahun tonë! Çfarë duan shqiptarët?! Duan ndryshim! Çfarë është ndryshimi?! Nuk është ndryshim karrigesh! Nuk është ndryshim fytyrash! Dua një ndryshim, i cili, njësoj si para 32 vjetësh, është një ndryshim i thellë, jo vetëm politik, por kulturor. Nuk duan më kultin e individit! Zoti na bën të gjithë të barabartë. Të gjithë jemi të barabartë përpara Zotit. Sigurisht na jep mundësi e fakultete të ndryshme, dhe pastaj secili, në jetën tonë, në përgjegjësinë e vet, i zhvillon ato, por duhet të ketë mundësi ti zhvillojë. Nuk ka Zot mes nesh. Askush nuk mund ti vihet tjetrit, dinjitetit të tjetrit. Askush nuk mund të gllabërojë pronën, nderin, mundësinë, dinjitetin. E që të jemi të tillë, duhet në radhë të parë që, ajo, instrumenti i shërbimit ndaj njerëzve në tokë, që është politika, ta ketë këtë fytyrë njerëzore, ta ketë këtë tipar njerëzor, që e ka humbur.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha sali berisha ilir meta lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll