Aktualitet

Kontroll BLIC në Kukës! Arrestohet 33-vjeçari nga Tropoja, pritet ekstradimi i tij

2 Shkurt 2022, 12:56 Nga DOSJA
Kontroll BLIC në Kukës! Arrestohet 33-vjeçari nga Tropoja,

KUKËS- Një person është arrestuar nga policia në Kukës pas kontrolleve blic që u zhvilluan në zonë. Policia informon se është arrestuar 33 vjeçari me inicialet P.C pasi ishte ne kerkim per veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI:

Kontrolle blic në qarkun e Kukësit, për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme. Si rezultat i kontrolleve është kapur dhe vënë në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vijim të kontrolleve blic në të gjithë qarkun e Kukësit, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë bënë kapjen dhe arrestimin provizor të shtetasit në kërkim ndërkombëtar P. Ç., 33 vjeç, banues në fshatin Shoshan, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, pasi Gjykata Themelore Gjakovë, Kosovë, me vendimin e datës 06.04.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese kosovare, vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne kukes kukes arrestim ne kukes kukes

Sondazh

Poll