Aktualitet

VD-Rritja e çmimit të naftës, Ibrahimaj: Qeveria nuk ndërhyn dot, priten reduktime

2 Shkurt 2022, 11:48 Nga DOSJA
VD-Rritja e çmimit të naftës, Ibrahimaj: Qeveria nuk

TIRANË– Qeveria shqiptare nuk ndërhyn dot në treg për të ulur çmimin e naftës pasi thonë se nuk është e nevojshme që të rishikohen taksat për naftën dhe nënproduktet e saj. Kjo sepse sipas ministres së Financave, Delina Ibrahimaj kjo është një luhajtje momentale e tregut. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ajo shtoi se po monitorohet që kjo rritje e çmimit të naftës të mos ketë efekte zinxhir edhe rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.


‘Ka qënë siubjekt i rritjes prej muajsh, jo vetëm në Shqipëri por dhe në Europë. Jemi në monitorim të këtyre cmimeve, do të bëjmë analizat e mundshme dhe ndërhyrjet që mund të bëhen. Operojmë në një ekonomi tregu të lirë, nuk mund të ndërhyjmë në cmime, priten që të reduktohen në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.’- tha ministrja.

Në të gjitha pikat e tregtimit të karburanteve me pakicë rezulton se një litër naftë po tregtohet me 193 lekë, duke pësuar rritje me më shumë se 5 lekë për litër. Shkak për rritjen e çmimit të naftës, tregëtuesit e saj kanë bërë me “faj” rritjen e çmimit në tregjet ndërkombëtare, ndërsa një litër në vendin tonë vjen me koston 110-120 lekë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike delina ibrahimaj rritet cmimi i naftes delina ibrahimaj rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll