Aktualitet

Kryen masakrën në Vlorë! Kush janë 2 autorët që organizonin lojëra fati në qeli

2 Shkurt 2022, 11:30 Nga DOSJA
Kryen masakrën në Vlorë! Kush janë 2 autorët që

TIRANË-Delin Hajdari dhe Leo Osmani janë dy të burgosurit në Vlorë që iu ngarkua dhe një vepër tjetër penale, ajo e ushtrimit të lojërave të fatit. Leo Osmani dhe Delin Hajdari janë të dënuar për masakrën e Vlorës. Osmani dhe Hajdari përpos futjes së sendeve të paligjshme në qeli akuzohen edhe për organizim lojërash fati brenda burgut.

“Delin Hajdari, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”; Leo Osmani, 28 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” njoftoi policia.

Masakra e Vlorës ndodhi në vitin 2014, në zonën e Ujit të Ftohtë. Viktimat ishin: Diana Ademi, Skerdi Bajlozi dhe Ermal Isufi. Leo Osmani së bashku me Delin Hajdarin qëlluan me breshëri arme në mes të ditës, duke lënë pas 3 viktima.

LAJMI KRYESOR: Drogë, alkool, bixhoz e vajza! Emrat e zyrtarëve dhe VIP-ave të dënuar (Skema)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet delin hajdari leo osmani operacioni ne elbasan delin hajdari leo osmani operacioni ne elbasan

Sondazh

Poll