Aktualitet

VD-Banoret e Paskuqanit: Rama të japë zgjidhje, më mirë të na shtypin makinat se…

2 Shkurt 2022, 10:45 Nga DOSJA
VD-Banoret e Paskuqanit: Rama të japë zgjidhje, më mirë

TIRANË – Disa banore të Paskuqanit u shprehën të revoltuara me faktin që qeveria dhe bashkia do t’u shembë shtëpitë në mënyrë të paligjshme. Në protestën e sotme, ku bllokuan dhe rrugën kryesore, ato kërkuan dëmshpërblim nga autoritetet. Njëra prej tyre u shpreh se do të pranonte më mirë të shtypej nga një makinë sesa të nxirrej nga shtëpia dhe t’i shembej.


Banorja 1: Duam dëmshpërblimin. Përgjigjai për një javë. Ka dy muaj që smë ka ardhur. Të na dëmshpërblje shteti. Skemi ku shkojmë. Taksat për se I kemi paguar? Nuk kam ku të shkojë. Mezi e kam ndrequr atë shtëpi. Kam 20 vjet që jetoj këtu. Do jem te kryeministria. Nuk e kam proces.

Banorja 2: Mos na shtyni. Kemi dalë në protesë.

Pse ta bllokojmë? Nuk është rruga jonë është e njerëzve.

Banorja 3: Sna kanë thënë kur do prishen shtëpitë. I bëjmë thirrje Ramës të na japë zgjidhje. Më mirë të na shtypin makinat se sa të na nxjerrin rrugëve.

LAJMI KRYESOR: Rrezikohen 100 shtëpi, banorët e Paskuqanit bllokojnë rrugën: Nesër te Kryeministria

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet projekti i unazes se madhe proteste ne paskuqan projekti i unazes se madhe proteste ne paskuqan

Sondazh

Poll