Aktualitet

Aksident në Elbasan-Cërrik, përplaset “Renault” me “Opel”, plagosen dy pasagjerë

2 Shkurt 2022, 12:41 Nga DOSJA
Aksident në Elbasan-Cërrik, përplaset “Renault” me

ELBASAN – Një aksident ndodhi paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Dy automjete “Renault” dhe “Opel” u përplasën me njëra-tjetrën në fshatin Thanë. Nga aksidenti, u lënduan dy pasagjerë në makinën “Opel”. Sipas informacioneve të policisë A.C., 49 vjeç dhe Z.T., 67 vjeçe.

Ata janë dërguar në spitalin e Elbasanit dhe për fatin e mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 09:45, në aksin rrugor Elbasan-Cerrik në fshatin Thanë, një automjet tip “Reno” me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç banues në Gramsh, është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. I., 55 vjeç banues në Gramsh.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjetin tip ” Opel” , shtetasi A. C., 49 vjeç dhe shetasja Z. T.,67 vjeçe banues në Gramsh, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan-cerrik aksident ne elbasan-cerrik

Sondazh

Poll