Aktualitet

Rrezikohen 100 shtëpi, banorët e Paskuqanit bllokojnë rrugën: Nesër te Kryeministria

2 Shkurt 2022, 12:31 Nga DOSJA
Rrezikohen 100 shtëpi, banorët e Paskuqanit bllokojnë

TIRANË – Banorët e Paskuqanit dolën për herë të parë në protestë kundër projektit të Unazës së Madhe, i cili rrezikon shembjen e rreth 100 banesave. Për mediat ata u shprehën se kanë marrë njoftim në 29 janar nga autoritetet se shtëpitë e tyre nuk do të legalizohen.

Lidhur me projektin në fjalë, njëri prej qytetarëve tha se është devijuar plani fillestar, i cili parashikonte ndërtimin e rrugës përgjatë lumit në Paskuqan, por në mënyrë të fshehtë, projekti është devijuar duke kaluar mespërmes zonës. Ai e konsideroi këtë veprim të autoriteteve bashkiake dhe shtetërore si “genocid”. Sipas këtij qytetari, projekti i Unazës së Madhe do të shkatërrojë rreth 50 ha. Ai shtoi se sot do të nisin procedurat ligjore kundër aksionit të prishjes së shtëpive të tyre, për faktin se për një kohë të gjatë banorët e Paskuqanit nuk kanë patur dokumenta.

Në vijim, banori i Paskuqanit shtoi për mediat se nesër do t’i bashkohen protestës së banorëve të Laprakës dhe “5 majit” në orën 09:30 para Kuvendit.

Me kalimin e minutave, banorët u spostuan drejt rrugës kryesore të Paskuqanit duke bllokuar qarkullimin e automjeteve për disa minuta. Ata u ndeshën menjëherë me forcat e rendit, të cilët kërkuan që të hapnin rrugën. Pas disa fërkimesh fizike mes banorëve dhe policëve, banorët u tërhoqën në trotuar. Një i ri tentoi sërish të nxiste protestuesit të bllokonin sërish rrugën, por qytetarët premtuan se do të organizojnë nesër protestë në 09:30.

Një grup banoresh të Paskuqanit kërkuan të dëmshpërblehen nga qeveria. Ato shtuan se nuk kanë ku të shkojnë pasi t’u shemben shtëpitë. Njëra prej tyre theksoi se do të preferonte më mrië të shtypej nga një makinë se sa të nxirrej jashtë nga shtëpia e saj dhe t’i shkatërrohej.

Rreth orës 12:00, banorët u shpërndanë. Njëri prej qytetarëve bëri me dije se protesta e nesërme do të zhvillohet para Kryeministrisë, dhe jo para Kuvendit.

Çfarë ka ndodhur?
Ditët e hënë, banorët e Laprakës dhe “5 majit” u bashkua duke bllokuar rrethrrotullimin te “Medreseja” në kundërshtim të prishjes së shtëpive të tyre nga bashkia e Tiranës në kuadër të projektit të Unazës së Madhe. Ata u përplasën me forcat e rendit, të cilët edhe pse i kishin njoftuar policinë për protestën.
Vijon…

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Shpërndahen banorët e Paskuqanit: Nesër do jemi para Kryeministrisë, jo Kuvendit

Protesta e Paskuqanit, policia rreshtohet për të mos lejuar bllokimin e rrugës

Policia kapet me të riun në Paskuqan, banorët: Dilni në rrugë

VD-Banoret e Paskuqanit: Rama të japë zgjidhje, më mirë të na shtypin makinat se…

Protesta e banorëve të Paskuqanit, bllokohet rruga, debate me Policinë

“Nesër te Kuvendi në orën 09:30”, banori i Paskuqanit: Të na mbështesin shqiptarët

VD-Banorët e Paskuqanit në protestë: Po bëhet ‘genocid’, rrezikohen 100 shtëpi

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet imt komisioni i ligjeve nis prishja e banesave te 5 maji protesta ne laprake proteste ne paskuqan imt komisioni i ligjeve nis prishja e banesave te 5 maji protesta ne laprake proteste ne paskuqan

Sondazh

Poll