Aktualitet

VD-Banorët e Paskuqanit në protestë: Po bëhet ‘genocid’, rrezikohen 100 shtëpi

2 Shkurt 2022, 10:20 Nga DOSJA
VD-Banorët e Paskuqanit në protestë: Po bëhet

TIRANË – Banorët e Paskuqanit protestuan sot kundër planit të shembjes së rreth 100 banesave në këtë zonë nga Bashkia e Tiranës. Ata pretendojnë se bashkia e Tiranës ka devijuar qëllimisht projektin nga lumi duke kaluar mespërmes zonës së banimit. Njëri prej tyre e konsideroi këtë veprim si “genocid” nga ana e autoriteteve shtetërore.

Më tej, banori i Paskuqanit tha për mediat se në datën 29 janar u ka ardhur njoftimi se një grup banesash nuk do të legalizohen. Ndër të tjera, ai përmendi se zgjatja e projektit të Unazës së Madhe do të shkatërrojë 50 hektarë tokë.

“Ne jemi penalizuar nga Agjencia e Legalizimeve. Në datë 29 na ka ardhur urdhri se jeni të përjashtuar nga legalizimi. Na kanë thënë çdo ditë, çdo javë do legalizoheni

Një grup mashtruesish, një agjenci mashtrimi, jo legalizimi. Legalizojnë vetëm klanet dhe njerëzit partiakë. Kam gjetur një familje invalidësh, kanë 20 vite. U kam thënë prishmani shtëpinë timen dhel egalizoni atë të atij tjetrit. Jemi shumë të rrezikuar nga kjo situatë. Është tmerr i vërtetë në Paskuqan.

Është një projekt i madh që nuk i shfaqet Paskuqanit. Jemi ne të parët të rrezikuar, pastaj të tjerët. Bëhen projekte për pallate dhe rrugë që të prishen shtëpi, është shfaqje genocidi. E kam studiuar projektin. Ka qenë projekti për lumin, nuk dëmton asnjë, as dhe një tjegull. Edhe lumi disiplinohet.

Preken 100 shtëpi. Jemi në krizën më të rëndë të historisë së njerëzimit. Sa pushtues kanë hyrë dhe kanë djegur shtëpitë dhe gjyshërit tanë i kanë rindërtuar. Asnëj lloj kontrate dhe marrëveshje s’kemi me autoritetet. Këtu do kalojë rruga, projekt tjetër do kalojë mbi trupat tanë. Shkatërrohen mbi 50 ha tokë”, deklaroi qytetari i Paskuqanit.

LAJMI KRYESOR: Rrezikohen 100 shtëpi, banorët e Paskuqanit bllokojnë rrugën: Nesër te Kryeministria

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet projekti i unazes se madhe proteste ne paskuqan projekti i unazes se madhe proteste ne paskuqan

Sondazh

Poll