Aktualitet

Masakroi me thikë 19 vjeçarin grek! Kapet shqiptari në Selanik, mediat: Huligan

2 Shkurt 2022, 12:25 Nga DOSJA
Masakroi me thikë 19 vjeçarin grek! Kapet shqiptari në Selanik,

GREQI– Autori i dyshuar i vrasjes së një 19-vjeçari me thikë në Greqi është një shqiptar. Mediat greke raportojnë se vrasësi i dyshuar është një 23 vjeçar shqiptar me banim në Selanik me leje qëndrimi të përkohshme në Greqi, i cili është vënë në pranga nga policia.

Ai është pronar i njërës prej dy makinave në të cilat hipnin autorët e ngjarjes së përgjakshme. 23-vjeçari është sjellë në Komisariatin e Selanikut mbrëmjen e djeshme, si dhe pritet që ti komunikohet edhe masa e sigurisë.

Për shqiptarin, grekët shkruajnë: Ai është një nga huliganët më të ashpër në Greqinë e Veriut, për të cilin pritet një proces gjyqësor. Në vitin 2019 u arrestua për një sherr tifozësh.

Arrestimi i vrasësit të dyshuar të Alkis Kampanos, ka tronditur të gjithë Greqinë, pasi ndodhi në një kohë kur familja e 19-vjeçarit po i jepte lamtumirën e fundit studentit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet rajoni alkis kampanos arrestohet shqiptari ne greqi greqi vritet 19 vjecari ne greqi alkis kampanos arrestohet shqiptari ne greqi greqi vritet 19 vjecari ne greqi

Sondazh

Poll