Aktualitet

Do hiqen masat në Shqipëri?Manastirliu: Është ende herët, Komiteti do marrë vendimin

2 Shkurt 2022, 11:44 Nga DOSJA
Do hiqen masat në Shqipëri?Manastirliu: Është ende

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve do të dalë në ditët në vijim për të analizuar situatën aktuale të Covid në vend. Pas mbledhjes së Qeverisë, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se është ende herët për të shpallur fitoren ndaj Covid. E pyetur nëse vendi ynë do të ketë lehtësim të masave, ajo tha se situata epidermiologjike në vend po studiohet dhe vlerësohet nga ekspertët.


Unë do të përmend atë që është thënë, është ende herët për të shpallur fitoren. Ajo cfarë po bëjnë vendet është vlerësim epidemiologjik. Ju e dini që masat në Shqipëri janë masa të ulëta dhe mesatare, elastike, nga pikëpamja e vendimeve. Situata po vlerësohet, na bën të jemi të kujdesshëm në hapat që do të marrim. Sot ne kemi 18 raste aktive, me variantin e ri OMICRON, jemi duke e monitoruar ecurinë e situatës në vend. Por është ende herët për të shpallur fitoren.’- tha ministrja.

Nëse do të ketë ulje pragu nga 6 muaj në 4, për të kryer vaksinimin, Manastirliu tha se në ditët në vijim Komiteti Teknik i Ekspertëve do të marrë një vendim në ditët në vijim.

Jemi me 2.6 mln vaksinime të kryera deri më tani. E rëndësishme është doza përforcuese. Jemi duke e vlerësuar këtë aspekt. Po vlerësojmë dhe ditët e izolimit në kuadër të variantit të ti Omicron. Do të kemi shumë shpejt një vendim nga Komiteti për këto dy vendime.’– tha Manastirliu.

Më tej në nisje të fjalës së saj, Manastirliu tha se në mbledhjen e qeverisë janë miratuar dy projektvendime. Njëri nga projektvendimet ka lidhje me ngritjen e një komisioni të Posaçëm për kujdesjen e fëmijëve që kanë humbur njëri prind ndërsa tjetri ka të bëjë me mbështetjen sociale, arsimim dhe përkujdes në të gjitha aspektet të fëmijëve me aftësi ndryshe.

‘Një ka lidhje me krijimin e Komisionit të Posaçëm që lidhet me ligjin e miratuar për përkujdesjen e fëmijëve të cilët kanë humbur prindin e tyre për arsye të vetsakrifikimit të jetës. Për ta jetësuar këtë ligj do të ngrihet një komision qëndro, që të fillojë punë për procedurat në zbatim të këtij ligji. Është një ligj që mbështet fëmijët në shumë dimensione. U siguron fëmijëve mbështetje sociale, arsimim dhe përkujdes në të gjitha aspektet. Për sa i përkte vendimit të dytë ka të bëjë me shtirjen e reformës për të mbështetur personat më aftësi ndryshe. E kemi shtrirë reformës sipas Organizatës. Ky vendim i ri bën të mundur që të ngrihen komisione multidisiplenare. I jep një efikasitet skemës së mbështetjes së personave me aftësi ndryshe.’- tha ministrja Manastirliu.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kryesore

Sondazh

Poll