Sport

Joan Laporta: “Ne besojmë se Dembélé ka një marrëveshje të fshehtë me një klub”

1 Shkurt 2022, 15:34 Nga DOSJA
Joan Laporta: “Ne besojmë se Dembélé ka një

SPANJE – Ousmane Dembélé u përfol shumë gjatë afatit kalimtar të dimrit. Aq sa presidenti Joan Laporta u detyrua të flasë për të, në një konferencë për shtyp të martën, duke u lidhur fillimisht me rezultatet e auditimit financiar mbi drejtimin e klubit nga ish-drejtuesit.

“Dembele preferoi të qëndronte te Barça edhe për gjashtë muaj. Nuk është mirë as për të, as për ne. Zgjatja e tij do të na kishte dhënë më shumë hapësirë ​​për të punuar me lehtësi gjatë kësaj dritareje transferimi. Është e vështirë të kuptosh pozicionin e tij”,- tha presidenti i klubit katalanas.

“Atij iu ofruan dy oferta nga klube të cilat ishin të shkëlqyera, ai refuzoi. Është befasuese,”- vazhdoi Laporta përpara se të shtonte, se ai dëshiron të “ndërtojë një ekip konkurrues, por Dembélé nuk do të jetë pjesë e këtij projekti vitin e ardhshëm. “Ne besojmë se ai ka një marrëveshje me një klub tjetër, të paktën agjenti i tij e ka lënë të kuptohet”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ai ende mund t'i japë shumë barças barça ousmane dembele ousmane dembélé te barcelona presidenti joan laporta ai ende mund t'i japë shumë barças barça ousmane dembele ousmane dembélé te barcelona presidenti joan laporta

Sondazh

Poll