Politike

120 mijë euro udhëtim me charter, Rama: Shkova në Mynih me biletë ekonomike 345 euro

1 Shkurt 2022, 13:18 Nga DOSJA
120 mijë euro udhëtim me charter, Rama: Shkova në Mynih me

TIRANË – Kryeministri Edi Rama u përgjigj edhe njëherë për akuzat e Partisë Demokratike për shpenzimet e 120 mijë eurove fluturime me charter. Në një komunikim online në profilin e tij, kreu i qeverisë tha se fakti që ka dalë para një resorti luksoz në Mynih, ku kanë qëndruar më parë ish-carë dhe perandorë nuk do të thotë se ai ka qenë aty. Rama shtoi se ka qëndruar në Mynih vetëm një orë me familjen ku dhe realizoi një intervistë me një gazetare bavareze.

Për sa i përket udhëtimit në Mynih, kryeministri shtoi se ka përdorur biletë ekonomike 345 euro. Në fund, ai ironizoi Partinë Demokratike duke thënë se duhet të pyetet për këtë çështje kryetari i PD Lulzim Basha, i cili sipas tij tij, tenton të bindë qytetarët se si mund të ulen 5004 delegatë në 1958 karrige në Pallatin e Kongreseve.


Në fund, ai përsëriti se “8 vite fluturime x 5 humbje x 7 dyer të blinduara x 7 brava : 42 vare bëjnë teneqet të ndara në dysh që demokratët duhet t’ua varin në qafë dy të marrëve që kanë marrë në qafë demokratët për interesat e tyre personale”.

PRONONCIMI I EDI RAMËS NË FACEBOOK:
Fakti që kam dalë në foto pranë resortit, nuk do të thtoë se kam qëndruar aty. Kam qëndruar një orë me familjen në Mynih. Kam kaluar një orë pranë liqenit për rubrikën e gazetares me personalitet. Në vend se të shkoni te llixhat e carëve dhe perandoreshave, gjeni një përkthyes të mirë e mos shikoni fotot.

Kam udhëtuar në Mynih me biletë ekonomike me 345 euro të Luftahansas.

E thashë qartë dhe shpjegova me aritmetikë1958 karrike për 5004 delegatë me dorën lart. S’di, ku hyn Suedia këtu? Ku ka lidhje këtu Suedia me intervistën në Mynih? Pagesa e këtij udhëtimi imagjinar duhet të pyetet ai që uli 5004 veta në 1958 vende.

8 vite fluturime x 5 humbje x 7 dyer të blinduara x 7 brava : 42 vare bëjnë teneqet të ndara në dysh që demokratët duhet t’ua varin në qafë dy të marrëve që kanë marrë në qafë demokratët për interesat e tyre personale.

(d.v/dosja)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama me charter partia demokratike edi rama edi rama me charter partia demokratike

Sondazh

Poll