Politike

Rritja e importeve të bulmetit! Bregu: Faktorët politikë të gjejnë zgjidhje

1 Shkurt 2022, 11:15 Nga DOSJA
Rritja e importeve të bulmetit! Bregu: Faktorët politikë të

TIRANË– Ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Vojo Bregu kërkon që mazhoranca dhe opozita të ulen në një tryezë të përbashkët për të shpëtuar sektorin e blegtorisë. Bregu ka ndarë raportin e Monitor në lidhje me skemën e TVSH dhe uljen e importeve të bulmetit. Ai kërkon zgjidhje nga të gjithë faktorët dhe aktorët politikë për këtë sektor që ai e cilëson me rëndësi kombëtare.

POSTIMI:

Shifrat e blegtorisë, qumështit,dhe importeve të tij janë të frikshme. Duhet patjetër një plan kombëtar për të shpëtuar këtë sektor me rëndësi kombëtare. Duhet ndërhyrje energjike, afatshkurtër dhe afatgjatë. Të gjithë faktorët dhe aktorët duhet të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje. Mund të jetë një nga fushat e pakta që si mazhoranca dhe opozita duhet të ulen në një tryezë të përbashkët me të njëjtin interes. Shpëtimin e blegtorisë shqiptare. Nesër do të jetë shumë vonë.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike vojo bregu vojo bregu

Sondazh

Poll