Politike

DOKUMENTI/ Marrëveshja Berisha-LSI: Bashkohemi për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë

1 Shkurt 2022, 10:10 Nga DOSJA

TIRANËDosja.al ka zbardhur marrëveshjen e nënshkruar mes Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në marrëveshje thuhet se ish-kryeministri Sali Berisha e kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi janë bashkuar si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë. Përgjegjës të vetëm për dështimin e Shqipërisë në tetë vitet e fundit, sipas tyre është kryeministri Edi Rama. 

Marrëveshja:

Sot me datë 31.01.2022, ne, partitë politike të mëposhtme:
Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetare, për t’i sjelle ndryshimin Shqipërisë. Ne bashkohemi që të garantojme fitoren në agjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim Të gjithë e dime që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë, Shqipëria është e vendit tone. Të gjithë e dimë që duhet ndryhsim, Shqipërtarët janë të fortë, Shqipëria forte. Ka vetëm një njeri përgjegjes për dështimin e Shqiperise ne 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama. Ne pa ndajmë të njëjtat viera e parime në veprimtarine e përgjithshme politike, si edhe në vizionin për qeverisjen e vendit. Dëshirojmë të koordinojme angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashkët politike dhe prandaj
VENDOSËM QË:
1. Të formojmë një Koalicion të gjerë opozitar, dhe për të konkuruar së bashku në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në bashkitë Shkoder, Dibër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë, të datës 06 Mars 2022.
2. Emri i koalicionit është “Shtëpia e Lirisë”
3. Shkronjat nistore te Koalicionit do të jenë: “SH-L”
Sigla e Koalicionit është:
SHTEPIA ELIRISE
Drejtuese politike e koalicionit eshte Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit
Partia udhëheqëse e koalicionit, sipas parashikimeve të nenit 65 e vijues të Kodit Zgjedhor është partia Lëvizja Socialiste për Integrim.
4. Të autorizojmë zj. Monika Kryemadhi, Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ose të autorizuarin prej saj, që të paraqesë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) kandidatët për kryetar bashkie në këto njësi, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor.
5. Të autorizojmë Z. Endrit Braimllari që:
a. Të paraqesë kërkesë për regjistrimin e Koalicionit, së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së. b. Të përfaqësojë Koalicionin gjatë procedurës së shortit, në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit. c. Të caktojë vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithë vendin.
6. Termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit do te percaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe te partive politike në përbërje të tu.
7. Në listën shumëemërore të Koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar ne peshën elektorale që rezulton për secilen parti. Kandidatët në listat shumëemërore të Koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerésohen si kandidatë vetëm të Koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas perkatesive partiake.
8. Kjo marrëveshje hyn ne fuqi menjëherë ditën e nënshkrimit te saj.
Partitë e Koalicionit, firmëtare të kësaj marrëveshje, janë:
1-Partia Demokratike e Shqipërisë, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, Flamur Noka
2.Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari
3.Partia Demokristiane, kryetari Ndard Ndoka

LAJM KRYESOR: Berisha, Kryemadhi e Ndoka në koalicion më 6 mars, regjistrohen (Marrëveshja-Logo)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike koalicioni shtepia e lirise monika kryemadhi sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 koalicioni shtepia e lirise monika kryemadhi sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll