Politike

Kushtetuesja hodhi poshtë kërkesat e Metës, Bushka: Vendimet e Kuvendit s’janë nul

1 Shkurt 2022, 12:14 Nga DOSJA
Kushtetuesja hodhi poshtë kërkesat e Metës, Bushka: Vendimet e

TIRANË – Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka tha se vendimet e parlamentit nuk mund të jenë asnjëherë nul. Përfaqësuesja ligjore e mazhorancës socialiste në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta tha në procesin e sotëm gjyqësor se nuk janë paraqitur arsye shtesë për të motivuar shkarkimin e kreut të shtetit duke marrë bazë argumentet e paraqitura nga legjislatura e kaluar e Kuvendit të Shqipërisë.

“Vendimet e Kuvendit s’mund të jenë nul. Ky është proces kushtetues, jo dëshirash. S’ka shkaqe të reja, veç atyre të dërguara nga legjislatura e nëntë. Vendimet e marra vijojnë të jenë në fuqi. Argumenti i paraqitur nuk qëndron, është një organ që vazhdon të jetë në vazhdimësi”, deklaroi Bushka në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese.

GJK hodhi poshtë kërkesat e presidentit Ilir Meta për shkarkimin e trupës gjykuese të çështjes së tij dhe përjashtimin e kryetares së saj Vitore Tusha.

LAJMI KRYESOR: Shkarkimi i Metës në Kushtetuese/ Presidenti mungon, rrëzohen të gjitha kërkesat

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gjykata kushtetuese klotilda bushka shkarkimi i metes 2 gjykata kushtetuese klotilda bushka shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll