Politike

Vetëm 24 orë kohë! Celibashi vendos ultimatumin për regjistrimin e koalicioneve

1 Shkurt 2022, 09:51 Nga DOSJA
Vetëm 24 orë kohë! Celibashi vendos ultimatumin për

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë edhe 24 orë kohë koalicioneve për të bërë regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në disa statuse në rrjetet sociale, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shkruan se 11 parti kanë paraqitur kërkesën për të bërë regjistrimin në zgjedhje, por asnjë prej tyre nuk është prezantuar si koalicion. Ai shton se Kodi Zgjedhor parashikon se subjektet e regjistruara një afat prej 24 orësh për të sjellë kërkesën për koalicione të mundshme zgjedhore.

Statusi i plotë: 

Në KQZ Shqipëri kanë paraqitur kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në  zgjedhje 6bashki të datës 6 mars, partitë:

1. Partia Socialiste

2. Partia Demokratike

3. Lëvizja Socialiste për Integrim

4. Lëvizja e Re

5. Fryma e Re demokratike

6. Partia Kristian Demokrate

7. Partia Demokristiane

8. Partia e Reformave Demoklratike

9. Partia Bashkimi Demokrat

10. Partia Lëvizja  e Legalitetit

11. Partia Balli Kombëtar Demokrat

Nuk është paraqitur në KQZ & në asnjë KZAZ ndonjë kërkesë për regjistrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore, asnjë Komitet Nismëtar. KQZ ka 24 orë në dispozicion për të kthyer për plotësim dokumentacionin e partive me mangësi për të vijuar me miratimin e tyre në seancë. Kodi Zgjedhor parashikon se subjektet e regjistruara një afat prej 24 orësh për të sjellë kërkesën për koalicione të mundshme zgjedhore.

LAJM KRYESOR: Berisha, Kryemadhi e Ndoka në koalicion më 6 mars, regjistrohen (Marrëveshja-Logo)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll