Politike

“Shtëpia e Lirisë”, PD: U zyrtarizua, po zbulojnë fijet që i lidhin, si ai në Dibër

1 Shkurt 2022, 11:15 Nga DOSJA
“Shtëpia e Lirisë”, PD: U zyrtarizua, po zbulojnë

TIRANË– Partia Demokratike e ka konsideruar zyrtarizim të bashkëpunimit Meta-Rama-Berisha regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” që përbëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane. Sipas PD-së, qëllimi i këtij koalicioni që për organizator akuzojnë kryeministrin Edi Rama është dëmtimi i Partisë Demokratike.

Statusi i plotë:

Më në fund Sali Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri:  Korrupsionin Politikën e vjetër Lajmet e rreme dhe disinformimin. Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016. Premtim Kryemadhi mund të jetë kushëriri i Monika Kryemadhit, mund të jetë edhe bashkëshorti i prokurores që mbrojti dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën dhe bandën e tij, por me PD dhe demokratët nuk ka asnjë lidhje. Kandidimi i tij shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit “Non-Grata” e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte dosjen 184, do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Partia e vjetër Meta-Berisha-Rama ka 2 qëllime:
1. Të dëmtojë PD dhe demokratët
2. Të bëhet strehë mbrojtëse për Metën dhe Berishën.
Ajo është streha për Ilirin dhe Saliun.
Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën.
Zgjedh Berishën dhe Metën, dhe mban Ramën.

LAJM KRYESOR: Berisha, Kryemadhi e Ndoka në koalicion më 6 mars, regjistrohen (Marrëveshja-Logo)

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike koalicioni shtepia e lirise partia demokratike koalicioni shtepia e lirise partia demokratike

Sondazh

Poll