Politike

Kush është i zgjedhuri që do të regjistrojë Berishën e LSI në zgjedhjet e 6 marsit

1 Shkurt 2022, 10:22 Nga DOSJA
Kush është i zgjedhuri që do të regjistrojë

TIRANË– Personi që do të regjistrojë koalicionin “Shtëpia e Lirisë” e krijuar mes Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim është anëtar i LSI-së. mësohet se bëhet fjalë për Endrit Braimllarin. Ky i fundit brenda 24 orëve do të drejtohet për në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të bërë regjistrimin e koalicionit që fut në garën e 6 marsit Berishën e Kryemadhin. Berisha deklaroi një ditë më parë se në garën e 6 marsit do të futej bashkë me LSI-në, teksa prezantoi dhe kandidatët. 

Kandidatët e Berishës:

Bashkia Dibër: Premtim Riza Kryemadhi

Bashkia Durrës: Ardian Mihal Muka

Bashkia Lushnjë: Elton Ilir Bano 

Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Selman Xhani

Bashkia Vorë: Lulzim Sefer Vrana 

Bashkia Shkodër: Bardh Ali Spahia

Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha është regjistruar si kryetar i Partisë Demokratike, por ende nuk ka prezantuar asnjë kandidat. Vetë kryeministri Edi Rama i ka zyrtarizuar garuesit e 6 marsit para tre ditësh. E vetmja bashki që nuk është konkretizuar ende është ajo e Lushnjes, pasi siç duket për kandidatin e kësaj bashkie, socialistët kanë pasur përplasje. Vetë kryekomisioneri ka deklaruar se partitë do të marrin fonde për këto zgjedhje, por që ende nuk është caktuar shumë. Në Vorë është vendosur të votohet në mënyrë elektronike.

LAJM KRYESOR: Berisha, Kryemadhi e Ndoka në koalicion më 6 mars, regjistrohen (Marrëveshja-Logo)

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike koalicioni shtepia e lirise monika kryemadhi sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 koalicioni shtepia e lirise monika kryemadhi sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll