Politike

Ngjarja në zyrat e PD Gjirokastër,Aliko:Bejko mosmirënjohës,e rritëm kur mbeti jetim

1 Shkurt 2022, 11:35 Nga DOSJA
Ngjarja në zyrat e PD Gjirokastër,Aliko:Bejko

GJIROKASTËR – Drejtuesi i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër Dasho Aliko e konsideroi të deleguarin e PD për këtë qytet Roland Bejkon si mosmirënjohës. Në emisionin “Të Paekspozuarit” në “MCN TV”, Aliko tregoi lidhjen farefisnore që ka me Bejkon ku tha se e ka nip dhe se familja e ka rritur pasi mbeti jetim.

Ish-kryetari i bashkisë së Lazaratit tha se Sekretari për çështjet Vendore në PD është mosmirënjohës. Lidhur me ngjarjen e dy ditëve më parë në Gjirokastër ku u shkelmuan dyert e zyrave të degës demokrate, Dasho Aliko bëri me dije se kishte pranuar me mbështetësit e kryetarit të PD Lulzim Basha që të zhvillonin një mbledhje të përbashkët. Edhe pse u kishte siguruar sallën ku do të zhvillohej mbledhja dhe çelësin, Aliko thotë se mbështetësit e Bashës me në krye Bejkon shkelmuan dyert e zyrave të PD. Ai theksoi se policia nuk mbërriti në vendngjarje për të ndjekur çfarë kishte ndodhur.

 

Pjesë nga emisioni “Të Paekspozuarit” në “MCN TV”:

Dasho Aliko: Grupi që mbështet zoti Basha kishin planifikuar një takim, bashkë me të deleguarin e Bashës. Unë kam rënë dakord me mbështetësit e Bashës, që në momentin që duan të bëjnë mbledhje, u kam vënë në dispozicion sallën e mbledhjeve dhe çelësin. Na lajmëroi dikush, që po gjuanin derën e PD me shkelma. Kjo na shqetësoi, ika me disa anëtarë kryesie. Ata e morrën vesh që po ktheheshi, kanë lënë mbledhjen në mes dhe janë larguar.

E kemi gjetur derën e thyer. Jemi ndjerë të keqardhur, që të bëhet ky veprim nga ish kryetari i PD, zoti Bejko dhe disa mbështetës të tjerë.

Armand Shkullaku: Keni bërë denoncim në polici?

Dasho Aliko: Nuk erdhi askush nga policia edhe pse i lajmëruam. As sot nuk na ka marrë në pyetje se cfarë ndodhi në degën e PD në Gjirokastër.

Ylli Rakipi: Policia është me Lulin, e shoqërojnë edhe në çdo vend.

Ju keni biseduar me Rolandin, se jeni miq apo jo?

Dasho Aliko: Unë e kam nip Rolandin. E kam rritur unë dhe byrazeri im, sepse motra jonë ka vdekur dhe ai ka mbetur jetim. E kemi rritur Rolandin.

Armand Shkullaku: Nuk e keni edukuar si duhet pra…

Dasho Aliko: Mosmirënjohja është defekti kryesor i një njeriu. Është bërë modë te zoti Basha, sepse shoh që të gjithë janë mosmirënjohës, duke filluar nga deputeti Basha dhe këta të deleguari. Ata vijnë për të provokuar demokratët. Mua më intereson kush do të përfaqësojë të djathtën, kush do të mbështesë atë elektoral që kemi që nga vitet 90’. Po bëhet një luftë karrikesh, shumë e poshtër.

Ai mendon se përfaqëson PD-në dhe nuk gjen dot kandidatë, kjo është fatkeqësi e madhe që i ndodh partisë së vulës. I kam bërë thirrje publike, që PD duhet të bashkohet, të riformatohet dhe të hapet votëbesimi.

Fahri Balliu: Si ka mundësi që njeriu të lërë dajën dhe të dashurojë Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin?

Dasho Aliko: Ata e kanë bërë modë mosmirënjohjen. Unë dhe byrazeri im i kemi rritur Bejkon dhe ata fëmijë që mbetën jetimë. Është e vërteta e pamohueshme.

LEXO DHE KËTË:

Shkelmohen dyert e PD-së në Gjirokastër, Aliko: Akt vandal i bërë nga Bejko

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dasho aliko perplasje ne partine demokratike roland bejko dasho aliko perplasje ne partine demokratike roland bejko

Sondazh

Poll