Politike

Seanca në GJK për shkarkimin e Metës, Dervishaj: Dyshime mbi gjyqtarët

1 Shkurt 2022, 09:35 Nga DOSJA
Seanca në GJK për shkarkimin e Metës, Dervishaj: Dyshime mbi

TIRANË – Këshilltari ligjor i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj po përfaqëson kreun e shtetit në seancën e sotme lidhur me procedurën e shkarkimit të tij nga parlamenti në Gjykatën Kushtetuese. Dervishaj shprehet se vonesa e nisjes së procedimit ka krijuar dyshime lidhur me paanshmërinë e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Dervishaj rendit si shkak tjetër të mosbesimit ndaj paanshmërisë së anëtarëve të GJK emërimin e dy anëtarëve Xhaferllari, Toska dhe Papajorgji në kushtet e përplasjes së ashpër midis Kuvendit dhe Presidencës.

Si shkak të tretë, këshilltari ligjor i Presidencës përmend procedimin disiplinor të anëtares Fiona Papagjorgji lidhur me çështjen e gjykimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Presidenca ka paraqitur një kërkesë paraprake, që është administruar para seancës, dhe ka të bëjë me vlerësimin e shkaqeve për disa anëtarë, pasi sipas vlerësimit të Presidentit të Republikës vënë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarëve dhe sipas ligjit detyrohen të mos jenë pjesë e seancës.

Në 14 qershor vendimi i Kuvendit është administruar nga Gjykata Kushtetuese. Ekzistojnë disa shkaqe që vendosin në dyshimin paanshmërinë e gjyqtarëve.

Secili nga gjyqtarët të gjykojnë mbi rastet kur gjyqtari të heqë dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje. Shkaqet: kjo trupë gjyqësore është në dijeni të sulmeve të kreut të qeverisë ndaj Presidentit.

Qëndrimi i gjyqtarit përtej mandatit (Vitore Tusha) krijoi një situata vendos dukshëm paanshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

Anëtarët e tjerë, Marsida Xhaferllari, Toska dhe Papajorgji janë emëruar në një moment të tensionuar mes institucioneve të emërtesës, Kuvendit dhe Presidentit.

Zgjedhja e këtyre gjyqtarëve, nuk u zgjodhën në një sfond ideal, çka vënë në dyshim paanshmërinë e gjykimit të kësaj çështjeje.

Shkaku i tretë: procedimi disiplinor të Fiona Papajorgji për çështjën e 30 qershorit”, deklaroi sot në seancë Bledar Dervishaj.

LAJMI KRYESOR: Kushtetuesja shqyrton kërkesën për shkarkimin e Metës, Presidenti çon përfaqësues

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bledar dervishaj gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2 bledar dervishaj gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll