Aktualitet

Meta kërkoi shkarkimin e trupit gjykues, Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën e tij

1 Shkurt 2022, 11:45 Nga DOSJA
Meta kërkoi shkarkimin e trupit gjykues, Kushtetuesja hedh poshtë

TIRANË – Gjykata Kushtetuese vendosi me votim unanim kundër kërkesave të presidentit Ilir Meta për shkarkimin e trupës gjykuese që ka marrë përsipër shqyrtimin e çështjes së shkarkimit të kreut të shtetit nga parlamenti. Përveç, kësaj, organi më i lartë i drejtësisë në vendin tonë nuk pranoi as kërkesën e Metës për përjashtimin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, për të cilën pretendonte se ka përfunduar mandatin.

Gjykata Kushtetuese argumentoi vendimin e saj në lidhje me Vitore Tushën me pretendimin e Presidencës së mandati i saj vijon që prej vitit 2018.

Në fund, kërkesa e presidentiti për përjashtimin e gjyqtarëve Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Përparim Kalo, Sonila Bejtja dhe Altin Binaj është gjykuar e pabazë. I njëjti vendim u mor dhe për kërkesën e përjashtimit të relatores Fjona Papajorgji, për të cilën presidenca ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor.

Çfarë ka ndodhur?
Sot, presidenti Ilir Meta u përfaqësua në seancën e parë për shkarkimin e tij nga parlamenti në Gjykatën Kushtetuese nëpërmjet këshilltarit ligjor Bledar Dervishaj dhe Katrina Treska. Nëpërjet një relacioni, kreu i shteti kërkoi shkarkimin e të gjithë trupës gjykuese të çështjes së tij me pretendimet se janë tejkaluar afatet ligjore të trajtimit të saj. Nga ana tjetër, kreu i shtetit shprehu dyshime për paanshmërinë e anëtarëve të kësaj trupe pasi kanë trajtuar më herët çështje të përplasjes mes Presidencës dhe Kuvendit. Për kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha Meta u shpreh se ajo duhet të përjashtohet pasi ka tejkaluar mandatin në krye të GJK. Kreu i shtetit kërkoi gjithashtu që anëtaret Marsida Xhaferllari, Elsa Toska të mos marrin pjesë në këtë seancë pasi janë zgjedhur në kohën e konfliktit politik qeveri-Presidencë. Presidenti ka kërkuar procedimin disiplinor të anëtares së GJK Fjona Papajorgji.

LAJMI KRYESOR: Kushtetuesja shqyrton kërkesën për shkarkimin e Metës, Presidenti çon përfaqësues

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2 gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll