Aktualitet

Berisha, Kryemadhi e Ndoka në koalicion më 6 mars, regjistrohen (Marrëveshja-Logo)

1 Shkurt 2022, 11:13 Nga DOSJA
Berisha, Kryemadhi e Ndoka në koalicion më 6 mars, regjistrohen

TIRANË– Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike i krijuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, Lëvizja Socialiste për Integrim me në krye Monika Kryemadhin e Partia Demokristane e Nard Ndokës kanë zyrtarizuar koalicionin “Shtëpia e Lirisë”. Në një marrëveshje të fimrosur ku zotohen për kthimin e demokracisë në Shqipëri e zhbërjen e autorit të vetëm të dështimit të vendit që komnsiderojnë kryeministrin Edi Rama, të tre kanë bërë kërkesën për tu regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Dokumentet janë dorëzuar nga Endrit Braimllari, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së.

Në marrëveshje theksohet se Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike do të jetë drejtuesja e koalicionit, ndërsa LSI-ja ajo udhëheqëse. Gjithashtu në shkresë autorizohet Kryemadhi, si kryetarja e partisë udhëheqëse që të depozitojë pranë KQZ-së kandidatët për kryetar bashkie që u prezantuan një ditë më parë nga Berisha.

Sali Berisha prezantoi dje 6 kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen më 6 mars. I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se për këtë koalicion kishte rënë da,kort me vetë Ilir Metën e se LSI-ja patjetër që do të ishte një mbështetëse e kandidatëve të prezantuar prej tij. nga ana tjetër, Partia Demokratike e ka cilësuar koalicionin si ‘non grata’. Kësaj replike, LSI-ja iu përgjigj duke e quajtur kryedemokratin Lulzim Basha ‘deputet’ dhe duke lënë të kuptohet se nuk e njeh si kryetar të Partisë Demokratike.

Kandidatët e “Shtëpia e Lirisë” (SHL):

Bashkia Dibër: Premtim Riza Kryemadhi

Bashkia Durrës: Ardian Mihal Muka

Bashkia Lushnjë: Elton Ilir Bano 

Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Selman Xhani

Bashkia Vorë: Lulzim Sefer Vrana 

Bashkia Shkodër: Bardh Ali Spahia

Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha është regjistruar si kryetar i Partisë Demokratike, por ende nuk ka prezantuar asnjë kandidat. Vetë kryeministri Edi Rama i ka zyrtarizuar garuesit e 6 marsit para tre ditësh. E vetmja bashki që nuk është konkretizuar ende është ajo e Lushnjes, pasi siç duket për kandidatin e kësaj bashkie, socialistët kanë pasur përplasje. Për Durrësin, Rama ka zgjedhur Emirjana Sakon, kryetarja e komanduar për të njëjtën Bashki. Majlinda Angoni që aktualisht mban pozicionin e prefektes së qarkut, do të jetë emri që do të garojë për Bashkinë e Shkodrës.  Për Bashkinë Dibër është propozuar emri i Rrahim Spahiut. Edhe Rrogozhina, njësoj si Durrësi, vjen pa supriza. Edison Memolla, i komanduari në krye të kësaj bashkie pasi Haxhi Memolla ndërroi jetë do të jetë përfaqësuesi i PS-së. Kandidat për bashkinë e Vorës që do të jetë psikologu Blerim Shera. Fushata për zgjedhjet e 6 marsit nis më 19 shkurt. Vetë kryekomisioneri ka deklaruar se partitë do të marrin fonde për këto zgjedhje, por që ende nuk është caktuar shumë. Në Vorë është vendosur të votohet në mënyrë elektronike. Vetë kryekomisioneri ka deklaruar se partitë do të marrin fonde për këto zgjedhje, por që ende nuk është caktuar shumë. Në Vorë është vendosur të votohet në mënyrë elektronike.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

LAJM I FUNDIT/ Dorëzohet kërkesa, Berisha, Kryemadhi e Ndoka bashkë për 6 mars

“Shtëpia e Lirisë”/ Berisha e Kryemadhi rrëmbejnë dhe Nard Ndokën

Vetëm 24 orë kohë! Celibashi vendos ultimatumin për regjistrimin e koalicioneve

Kush është i zgjedhuri që do të regjistrojë Berishën e LSI në zgjedhjet e 6 marsit

DOKUMENTI/ Marrëveshja Berisha-LSI: Bashkohemi për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë

S’mungon bluja, publikohet logoja e koalicionit Berisha-LSI, flamuri kuqezi në sfond

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore koalicioni shtepia e lirise komisioni qendror i zgjedhjeve monika kryemadhi nard ndoka sali berisha shtëpia e lirisë zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 koalicioni shtepia e lirise komisioni qendror i zgjedhjeve monika kryemadhi nard ndoka sali berisha shtëpia e lirisë zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll