Aktualitet

Bullizmi/ Kolegët në Kosovë solidarizohen me Pacin, kërcejnë valle në oborr

1 Shkurt 2022, 10:19 Nga DOSJA
Bullizmi/ Kolegët në Kosovë solidarizohen me Pacin,

KOSOVË– Shkolla amerikane në Kosovë, është solidarizuar me mësuesin Lulzim Pacin, i cili u bullizua në rrjetete sociale për videon që postoi në ‘Tik Tok’. Ata kanë ndarë një video në rrjetin social ‘Facebook’, në të cilën shihen duke kërcyer. Shkolla ka ndarë dhe një koment për situatën e krijuar. Ata thonë se kolegu i tyre është ngacmuar pa të drejtë dhe për diçka që shumica prej njerëzve pëlqejnë ta bëjnë, kërcimin.

POSTIMI:

Ndërsa komentet nënçmuese qarkullojnë nëpër lajme dhe media sociale, komuniteti ynë i mësuesve mendon se është përgjegjësia e tyre si komunitet shkolle që të qëndrojnë kolektivisht pranë një kolegu. Një koleg i cili është ngacmuar pa të drejtë publikisht për të bërë diçka që shumë prej nesh e pëlqejnë ta bëjnë – Valle!. Të jesh mësues është mjaft e vështirë në vetvete, atëherë pse ta shtojmë atë presion duke nënçmuar njerëzit që ndihmojnë të rinjtë tanë të formojnë të ardhmen e tyre?Në shkollën tonë, ne vlerësojmë shprehjen, qoftë kjo nëpërmjet artit, duke kënduarapo edhe duke kërcyer.Me këtë në mendje, ju lutemi shijoni një video të mësuesve tanë që jetojnë jetën e tyre në maksimum, duke kërcyer në mbështetje të të gjithë mësuesve atje dhe duke qëndruar plotësisht kundër bullizmit.Ne i vlerësojmë të gjithë ju dhe atë që bëni për komunitetin tonë.

E gjithë zanafilla e zhurmës së krijuar për Lulzim Pacin, nisi nga videoja e shpërndarë nga deputetja Ujkani, e cila kërkoi nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit marrjen e masave dhe shkarkimin e tij nga puna. Kjo pasi sipas saj vallëzimi ishte i pahijshëm e denigrues. Por duket se e gjitha është kthyer në “boomerang”, pasi mësuesi, i cili shfaqej duke kërcyer valle shqiptare, ka ngjallur reagime të forta. Personazhe të njohur në Kosovë e Shqipëri, kanë dalë krah tij, duke e imituar në rrjetin social “Tik Tok”, ndërsa pamjet e mësuesit duke u përlotur për shkak të komenteve kanë bërë xhiron e rrjetit duke i prekur të gjithë.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lulzim paci vallezimi i lulzim pacit lulzim paci vallezimi i lulzim pacit

Sondazh

Poll