Aktualitet

Kanabis, kokainë dhe dhunë në familje, arrestohen 2 persona në Durrës

1 Shkurt 2022, 10:49 Nga DOSJA
Kanabis, kokainë dhe dhunë në familje, arrestohen 2 persona

DURRËS – Policia e Durrësit vuri në pranga 2 persona për veprat penale zotërim lënde narkotike dhe dhunë në familje. 32-vjeçari A.P. u kap në flagrancë pasi iu gjetën sasi lënde narkotike të llojit kanabis dhe kokainë.

Për dhunën në familje, efektivët e rendit ndaluan 29-vjeçarin F.SH. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISë:

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 32 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit F. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në durrës dhune ne familje droge ne durres arrestohen dy persona në durrës dhune ne familje droge ne durres

Sondazh

Poll