Aktualitet

Meta kërkoi dorëheqjen e trupës, Kushtetuesja tërhiqet për vendim

1 Shkurt 2022, 10:19 Nga DOSJA
Meta kërkoi dorëheqjen e trupës, Kushtetuesja tërhiqet

TIRANë – Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin lidhur me kërkesën e presidentit Ilir Meta për t’u dorëhequr trupi gjykues i çështjes së gjykimit të shkarkimit të tij nga parlamenti në 2021. Kreu i shtetit, i cili sot përfaqësohet në seancë nga këshilltari ligjor Bledar Dervishaj dhe Drejtoresha Juridike, Katrina Treska.

Dervishaj lexoi relacionin e Presidencës, ku shprehet kritika për vonesën 3 mujore të Gjykatës Kushtetuese të nisjes së shqyrtimit të çështjes të shkarkimit të Metës nga Parlamenti. Përveç kësaj, Meta shprehu mosbesim ndaj trupës gjykuese për shkak të zgjedhjes së 3 anëtareve të Gjykatës Kushtetuese në kohën e konfliktit politik Parlament-Presidencë. Në këto kushte, Meta konstatoi se GJK ka marrë kompetencat e parlamentit lidhur me çështjen e tij. Ndaj, ai shprehu mosbesim për paanshmërinë e trupës gjykuese.

LAJMI KRYESOR: Kushtetuesja shqyrton kërkesën për shkarkimin e Metës, Presidenti çon përfaqësues


(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2 gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll