Aktualitet

S’mungon bluja, publikohet logoja e koalicionit Berisha-LSI, flamuri kuqezi në sfond

1 Shkurt 2022, 09:48 Nga DOSJA
S’mungon bluja, publikohet logoja e koalicionit Berisha-LSI, flamuri

TIRANË– Logoja e koalicionit të ish-kryeministrit Sali Berisha me Lëvizjen Socialiste për Integrim ka në përbërje ngjyrën blu, të kuqe e të zezë. Simboli në formë rrethore, në gjysmën e sipërme shkruan emrin e koalicionit, “Shtëpia e Lirisë”. Ndërsa gjysma tjetër e rrethit është e mbushur me ngjyrat e flamurit kuqezi. 

Nën këtë logo, pritet që Berisha e kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi t’i drejtohen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për tu regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të zhvillohen më 6 mars. 

Kandidatët e Berishës: 

Bashkia Dibër: Premtim Riza Kryemadhi

Bashkia Durrës: Ardian Mihal Muka

Bashkia Lushnjë: Elton Ilir Bano 

Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Selman Xhani

Bashkia Vorë: Lulzim Sefer Vrana 

Bashkia Shkodër: Bardh Ali Spahia

Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha është regjistruar si kryetar i Partisë Demokratike, por ende nuk ka prezantuar asnjë kandidat. Vetë kryeministri Edi Rama i ka zyrtarizuar garuesit e 6 marsit para tre ditësh. E vetmja bashki që nuk është konkretizuar ende është ajo e Lushnjes, pasi siç duket për kandidatin e kësaj bashkie, socialistët kanë pasur përplasje. Vetë kryekomisioneri ka deklaruar se partitë do të marrin fonde për këto zgjedhje, por që ende nuk është caktuar shumë. Në Vorë është vendosur të votohet në mënyrë elektronike.

LAJM KRYESOR: Berisha, Kryemadhi e Ndoka në koalicion më 6 mars, regjistrohen (Marrëveshja-Logo)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike koalicioni shtepia e lirise monika kryemadhi sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 koalicioni shtepia e lirise monika kryemadhi sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll